Basha: Të rinjtë shqiptarë të papunë, qeveria i ka braktisur
PD: Shqipëria e para në rajon për papunësinë tek të rinjtë, do të ulim tarifat universitare "Tarifa më të ulëta dhe stazh pune të paguar"
Në Ditën Ndërko mbëtare të Rinisë, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen për rininë. Është ky mesazhi që kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përcolli dje në rrjetet sociale nga ku premtoi se me rikthimin e tyre në pushtet, do të ulin tarifat universitare dhe do të ketë stazh vjetor pune me pagesë për studentët. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një tabelë që, sipas tij, pasqyron braktisjen e rinisë nga qeveria Rama. Z. Basha rikonfirmoi mbështetjen e PD- së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universiteteve dhe do të ofrojë stazh pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet. Gjithashtu, kreu i opozitës nuk ngurroi të akuzojë qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë. "Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 mijë të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite", shprehet kreu i PD- së. 80 % e të rinjve në Shqipëri nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vend. Ndërsa 30% e kësaj grupmoshe është e papunë. Të dhënat vijnë nga "Rrjeti Kombëtar Shqiptar" në ditën ndërkombëtare për të rinjtë. Përfaqësuesit e organizatave rinore i kërkojnë qeverisë dhe bashkive më tepër vëmendje ndaj kësaj grupmoshe. Rreth 30 % e të rinjve në vendin tonë nuk kanë një punë. Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës e rendisin Shqipërinë të parën në Europë sa i përket papunësisë tek të rinjtë. Në ditën botërore të rinisë, "Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë" dhe "Qendra për të Drejtat e Fëmijëve" i kërkojnë qeverisë të miratojë në buxhet një zë specifik për rininë, ndërsa bashkive të krijojnë seksionet për këtë grupmoshë. Kërkesa e tyre vjen pasi mbi 15 organizatat të shoqërisë civile, për gati dy vjet vlerësuan punën e bërë për zbatimin e planit kombëtar të veprimit për rininë në Shqipëri 2015- 2020. ABC Neës raporton se rezultatet i përmblodhën në një raport ko-
mbëtar, sipas të cilit buxheti që shkon për rininë është thuajse zero. Nga mbi 50 aktivitete të parashikuara për t'u realizuar, përgjatë dy viteve u përmbushën vetëm 10 prej tyre. Si shkak evidentohet mungesa e strukturave institucionale në nivel qendror dhe lokal. Ndërkohë që të dhënat e Indeksit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, që shoqërojnë këtë raport, janë një kambanë alarmi për të gjithë poli-
tikëbërësit në Shqipëri. Rreth 81% e organizatave rinore në vend nuk gjejnë asnjë mbështetje për politikat e punësimit te qeveria. Ndërsa 80 % e të rinjve nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vendin tonë. Plani i miratuar në maj të vitit 2015 nga qeveria shqiptare kishte për qëllim zhvillimin dhe koordinimin e politikave rinore në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë, si dhe forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën Z. Basha akuzoi qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë. "Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 mijë të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite",- shprehet kreu i PD- së.
shoqërore e në proceset vendimmarrëse. Sipas Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, rinia shqiptare nuk e ka gjetur mbështetjen e premtuar nga qeveria dhe bashkitë. Të rinjve gjithnjë e më shumë po i kufizohen mundësitë për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe në politikëbërje. Ndërkohë që duke u përdorur vetëm si sfond politik, të rinjtë nuk mund të arrijnë të ndryshojnë apo përmirësojnë jetën e tyre.