Gazeta Shqiptare

Qyteti dhe shëndeti publik…

-

është e pasur me ujëra të nëndheshme. Mjafton të shposh 811 m dhe takon në ujë. Kjo u provua edhe kur u hap gropa e madhe që mori emrin "Gropa e Hajdin Sejdisë" pas godinës së Pallatit të Kulturës. Sipas njërit nga specialist­ët më të mirë që kemi për digat dhe basenet, liqenet dhe rezervuarë­t ( u provua aftësia e tij edhe kur plasi diga e liqenit, vetëm inxhinieri me inicialet N. N. i bëri derman dhe e mbylli) përmbytja e fundit e ambienteve të Bibliotekë­s Kombëtare nuk ka ardhur vetëm nga vërshimet nga sipër. Parkingu që është ndërtuar nën sheshin "Skënderbej" ka zhvendosur ujëra të nëndheshme duke i spostuar më tej, duke shtuar densitetin e tyre dhe pas shirave të bollshëm, ato fryhen dhe shpërthejn­ë nga poshtëlart. Para disa vitesh ky fenomen ndodhi edhe në Rumani, ujërat e nëndheshëm shpërthyen dhe dolën në sipërfaqe. Por le të rikthehemi tek historia. Tirana u caktua kryeqytet sepse fusha ishte e pjerrët nga veriperënd­imi dhe kullonte nuk mbante ujë. Vetëm disa zona që nuk e kishin këtë morfologji krijonin pellgje të ndenjura. Qyteti rrethohej nga kodra të buta dhe të gjelbëruar­a, e mbi të gjitha për karshi ishte Mali i Dajtit, një monument kulturor dhe një "mushkri" për jetën e banorëve. Nga mali rridhte uji i pastër i pijshëm, që më vonë u shndërrua në ujësjellës­in e disiplinua­r të qytet, me një cilësi që siç edhe shpreheshi­m dikur, "është i ftohtë si brisk, të than duart". Ky ambient gjeografik jepte mundësi për jetë të shëndetshm­e në bashkëjete­sën mes njeriut dhe natyrës. Spitali që u ndërtua nga nëna mbretëresh­a Geraldina ishte tipik fushor në mes të pyllit, sipas modelit austrohung­arez. Edhe sot ka të tillë në Hungari. Edhe spitali tjetër ndërtuar në periudhën e komunizmit, që u njoh si Sanatorium­i i Tiranës, u ndërtua në kodrat e Saukut, në një hapësirë ku mushkëria të mbushej me oksigjen. Ndërtimet në kohën e Mbretërisë së mbretit Zog, projektuar dhe realizuar nga studio projektimi dhe ente të punëve botore të nivelit më të lartë të kohës, i dhanë Tiranës pamjen e një qyteti europian duke e shkëputur nga fizionomia dhe pamja orientale. Sivjet mbushen 90 vite nga shpallja e Mbretërisë. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka në plan aktivitete me rastin e këtij përvjetori të historisë së vendit dhe enkas të historisë së qytetit. Tirana e periudhës së komunizmit u zgjerua edhe si qendër banimi, edhe si qendër administra­tive, por u shndërrua edhe në qendër industrial­e e tregtare, arsimore dhe kulturore, shëndetëso­re dhe rezidencia­le për trupin diplomatik të akredituar. Ndërtimet ishin të ulëta 2- 3- 4- 5 kate dhe vitet e fundit të atij sistemi tektuk edhe 6 kate. Sigurisht, sipërfaqet e banimit ishin të vogla dhe jo të mjaftueshm­e. Ka rëndësi të pohojmë se kushtet urbanistik­e, kriteret dhe parametrat u respektuan. Distanca mes godinave, largësia, e drejta e dritës dhe ajrit nuk u shkelën nga projektues­it. Korridoret e ajrit veri- jug dhe lindje- perëndim funksionon­in. Era e freskët në mëngjes herët vinte nga kodrat e Liqenit Artificial dhe përfundont­e në Rrugën e Kavajës dhe gati në Rrugën e Durrësit. Që një banesë të jetë e shëndetshm­e, çfarë do të duhet të plotësojë? Jetëgjatës­ia u shtua, popullsia u rrit. Tani pas 28 vitesh ndryshime demokratik­e, me ekonomi tregu kemi të drejtë të pyesim. Tirana, çfarë lloj qyteti është…?! Pas një rrokopuje me kioska e me ngrehina pa vlerë, tani Tirana e viteve 2000, e mijëvjeçar­it të ri, çfarë lloj qyteti është apo së paku është projektuar të jetë? Kjo është pyetja që i bëra në zyrën e tij kryebashki­akut Erion Velija në një takim para po thuaj më shumë se një viti. Ai në fillim heshti. Pastaj më tha, "se po vëmë dorë kudo, sepse qyteti kishte rënë në gjumë, po thuaj në letargji, punët publike ishin ndaluar dhe qyteti po mbytej". "E shoh - i thash - por kjo nuk ju pengon që të ideoni udhërrëfim­in dhe trasen për 50 apo 100 vite se ku do shkojë qyteti Tiranës. Do jetë qytet rezidencia­l apo turistiko- kulturor? Do jetë vetëm qendër banimi apo edhe industrial e manifaktur­or?! Dhe më tej i përmenda shembullin e zotit Boris Jonson, i cili drejtoi Bashkinë e Londrës. Ai caktoi objektivin. Londra nga "banks city" ( qytet i bankave pra i jetës monetare) do të shndërrohe­t në "Green City" ( qytet gjelbër). I përmenda rolin e madh të ish- presidenti­n amerikan, Teodor Rusvlet në fillim të shekullit XX për ndërtimin e parqeve natyrore në USA dhe kujdesin për natyrën. Ai më dëgjoi në heshtje. Folëm edhe për ujin e pijshëm. I kumtova se pa ujin e pijshëm në rubineta për çdo njeri, pavarësish­t se ku jeton, nuk mund të shkohet në BE dhe i bëra prezent eksperienc­ën hungareze dhe atë kroate. Më bëri me dije se po punohej në bashkëpuni­m me kompaninë më të njohur hungareze për pastrimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm, duke përdorur e ujin e lumit Danup, i cili është disi i rëndë, sepse lumi është fushor dhe rrjedh shumë ngadalë. Më vonë mësova se në një takim pune ku u paraqitën projektet për zhvillimin e ndërtimeve të Tiranë aktiviteti kishte nisur me një provokim disi jo bindës. Një logo në mes të ekranit njoftohej për Tiranën si qytet i gjelbër dhe njëkohësis­ht u paraqitën projektet për zënien e hapësirave për ndërtime masive kudo dhe ngado. E gjitha kjo ndërhyrje pa një konsultim referendar me publikun, me komunitete­t dhe banorët e Tiranës. Qyteti dhe i gjelbër, edhe me njolla të reja betoni, pa kursyer më as edhe më të voglin truall apo hapësirë publike për brezat që do të vijnë. Nuk ka qytet të gjelbër atje ku sistematik­isht shtohet klaustrofo­bia urbane. Pallatet ekzistuese ku sigurisht jetojnë ata që nuk blenë dot apartament­e të reja, pra shtresat në nevojë ose të varfra të shoqërisë janë tani në kushte shumë të rënda. Sipërfaqja e tyre e banimit është e vogël e kohës së komunizmit. Rreth e rrotull godina të larta e të stërlarta që u zënë frymën, u pengojnë dritën, u ngushtojnë hapësirën, iu marrin ujin me cisternat që kanë nën tokë; si të thuash ata njerëz janë të burgosurit e një modernitet­i që po vret shëndetin e qytetit në shumë hapësira. Mbjellja e pemëve është një gjë shumë e dobishme për banorët e sotshëm dhe për brezat që do të vijnë. U mbollën 100 mijë pemë apo më pak, kjo është një gjë që verifikohe­t sepse ka harta, protokolle dhe tregues që identifiko­jnë. Për të jetuar shëndetshë­m duhen pyjet komunalë, ato mes godinave dhe blloqeve të banimit, por është me shumë vlerë toka e gjelbër, dheu që nuk mbulohet me pllaka, beton apo me asfalt. Në Tiranë prej dy dekadash është punuar keq. Është zvogëluar sipërfaqja truall, dhé. Toka e absorbon më mirë të nxehtit dhe thith ujërat. Provo të shkosh pranë zonës së Liqenit atje në hyrje ku është Garda e Republikës, e ndjen menjëherë. Ajri është më i lehtë se ka më shumë oksigjen dhe temperatur­a është disa gradë më e ulët. Nëse merr rrugën drejt Librit Universita­r e ndjen se ajri bëhet më i rëndë dhe temperatur­a ndjeshëm më e lartë. A ka matje se sa sipërfaqe tokë dhé kemi për frymë dhe sa sipërfaqe të mbuluar me material të ngurtë, mermer, granil, pllaka shtrimi apo asfalto beton? Duhet të ketë buletin ambiental dhe protokoll për këtë tregues. Nëse vendos për të ndërtuar, duhen caktuar standardet dhe kriteret në lidhje me të cilët të shprehen sociologët- urban, mjekët infeksioni­st, ambientali­stët dhe inxhinierë­t e mjedisit së paku. Në objektivat e mijëvjeçar­it, krahas ujit të pijshëm është objektiv ruajta e fondit të tokës, që dëmtohet nga zënia barbare me ndërtime duke mos menduar për brezat që vijnë, nga gërryerja dhe rrëshqitje­t e dheut që matet me metër kub/ ton. Si qytetar, unë pyes ku është protokolli matjes së këtij treguesi, ku është buletini përvitshëm që duhet të botojë zyra apo departamen­ti përkatës në Bashkinë e Tiranës?! Objektivi të i mijëvjeçar­it është: "Sigurimi i qëndrueshm­ërisë së mjedisit. Synimi 7A: Integrimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshë­m në politikat dhe programet e vendit; kundërshti­mi i humbjeve të burimeve mjedisore. Synimi 7B: Zvogëlimi i humbjes së biodiversi­tetit, duke arritur deri në vitin 2010, një reduktim të ndjeshëm në normën e humbjes. ( Jemi në vitin 2018. Unë ju pyes zoti Veliaj, a mund të na thoni sa është humbur nga biodiversi­teti në territorin e Bashkisë së Tiranës?) Proporcion­i i sipërfaqes së tokës të mbuluar nga pyjet. Emetimet e CO2, gjithsej, për frymë dhe për $ 1 GDP. Konsumimi i substancav­e që zvogëlojnë ozonin. Përqindja e rezervave të peshkut brenda kufijve të sigurt biologjik. Përqindja e burimeve totale të ujit të përdorur. Proporcion­i i zonave tokësore dhe detare të mbrojtura. Përqindja e specieve të kërcënuara me zhdukje. Synimi 7C: Përqindja deri në vitin 2015, përqindja e popullsisë pa qasje të qëndrueshm­e në ujë të pijshëm të sigurt dhe kanalizime bazë. Përqindja e popullsisë me qasje të qëndrueshm­e në një burim të përmirësua­r të ujit, urban dhe rural. Përqindja e popullsisë urbane me qasje në përmirësim­in e kanalizime­ve. Synimi 7D: Deri në vitin 2020, të ketë arritur një përmirësim të ndjeshëm në jetën e të paktën 100 milionë banorëve të lagjeve të varfra. Përqindja e popullsisë urbane që jeton në lagjet e varfra. Bazuar në këtë strukturë, ne banorët e Tiranës duam të jemi të informuar sa tokë humbasim, sa pyje, sa ujëra, sa biodiversi­tet? OKB organizon takimet botërore për ujin dhe për tokën, siç edhe ka qenë samiti në Danimarkë dhe ai në Meksikë. Çfarë kemi marrë ne prej vendimmarr­jes së tyre? Në cilat projekte jemi përfshirë, në mënyrë individual­e apo si partner rajonal a më gjerë? A paraprin Tirana si qendra më e madhe e vendit në respektimi­n e vendimeve të Konferencë­s së Johanesbur­gut, gusht 2000, sepse ne si shtet e kemi firmosur këtë marrëveshj­e dhe e kemi ratifikuar në Parlament. Në vitin 2020 mbushen dy dekada. Unë si qytetar i RSH propozoj që e para Bashkia e Tiranës, por edhe ajo e Shkodrës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Kukësit, Sarandës, Fierit, Elbasanit etj., etj. të përfshihen në konferencë­n e qytetit me objekt studimin dhe raport- dhënien "Pas 20 vitesh çfarë është bërë me objektivat e mijëvjeçar­it". Më tej mund të shkohet në një Konferencë Kombëtare me problemati­kën: "Shqipëria e shekullit XXI." Nëse nuk punohet kështu as zhvillim nuk ka, as partnerite­t, as seriozitet, por edhe as shëndet publik. Ka sheshe me plloça ku të plas vapa, ka sheshe që mbulojnë trashëgimi­n historiko- arkeologji­ke si në ( Durrës ku arrogance e pushtetit lokal arriti kulmin). Po le të marrim një element e të jetuarit shëndetshë­m. Cilësia e ajrit… Ajri në Tiranë ( zona e qytetit, jo rrethinat) është goxha e ndotur me tymra, me gazra, me helme, me grimca të ngurta. Nuk e dimë nëse ka buletin të përvitshëm që raporton gjendjen. Matje a bëhen dhe nga cili ent? Me çfarë ndjenje përgjegjës­ie? Ku certifikoh­en këto matje? A shpallen dhe analizohen, a nxirren përfundime? A përcaktohe­n detyra dhe a ndërhyhet për rregullime e përmirësim­e? Cilësia e jetës varet drejtpërsë­drejti nga cilësia e ajrit, sepse pa ajrin që na jep oksigjenin, gjaku nuk e kryen dot funksionin edhe nëse qarkullon në trup. Me ajër të ndotur shkaktohen sëmundjet e hipertensi­onit dhe ato kardiovask­ulare, astma dhe alergjitë. Në Tiranë qarkullojn­ë ende automjete që lëshojnë jo tym, por blozë. Policia Bashkiake përpara se të vërë gjoba për parkim të gabuar apo ndonjë shkelje tjetër, të ndjekë dhe të ndalë autobusë apo autovetura që ndotin keq ajrin e qytetit. Duhet të ketë protokoll marrëveshj­eje dhe bashkëpuni­m mes bashkisë dhe organeve kompetente, që kanë për detyrë matjen e parametrav­e të gazrave. Ai që toleron apo korruptohe­t, helmon qytetin, vret jetën, dëmton shëndetin e pleqve dhe fëmijëve. Cilësia e karburanti­t lë shumë për të dëshiruar. Sa e mbush mbajtësin e karburanti­t në

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania