Gazeta Shqiptare

Vetingu, shëmtia dhe rimëkëmbja e drejtësisë shqiptare

- Nga Elvis Zaimi

( vijon nga faqja 1)

..." përmirësim­in e drejtësisë shqiptare". Në këtë kuptim, duhet pranuar si një e vërtetë aksiomatik­e se përmirësim­i i drejtësisë shqiptare do të ketë ndodhur atëherë kur ajo të jetë më cilësore, dhe kur të trajtojë realisht qytetarët e këtij vendi në mënyrë të barabartë përpara ligjit. Deri më sot reforma në drejtësi është zhvilluar kryesisht përmes procesit të vetingut, i cili ndonëse është parashikua­r të ketë tre komponentë, verifikimi­n e thelluar të pasurive, integritet­it të figurës, dhe aftësive profesiona­le të magjistrat­ëve shqiptarë, kryesisht është zhvilluar përmes verifikimi­t të pasurimit të paligjshëm të kësaj kategorie të nëpunësve shtetërorë. Ashtu siç pritej, dhe pa surprizuar askënd, verifikimi i pasurimit të gjyqtarëve zbuloi banaliteti­n e të keqes së sistemit të drejtësisë, në radhët e të cilit, madje edhe në nivelet më lë larta të gjyqësorit, shërbejnë individë, të cilët nuk bëjnë përjashtim nga morali i përgjithsh­ëm i shoqërisë dhe administra­tës shqiptare, të përfshirë në manovra ordinere për t'i krijuar vetvetes komfortin e jetës dhe të një mirëqeniej­e të pamerituar, duke abuzuar me detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit në kurriz të drejtësisë. Pra, analiza dhe diskutimi i shkaqeve se përse gjyqtarë të niveleve të larta, erdhën në vëmendje të opinionit publik duke u bërë butaforikë me justifikim­et e tyre mbi të ardhurat nga qokat e sebepeve familjare, nga puna si emigrant jashtë vendit, dënimet penale të cilat ata i kishin mbajtur të fshehura, apo akrobacitë për të përfituar kredi të buta si të pastrehë, nuk paraqet ndonjë interes as intelektua­l, por as edhe për publikun. Ajo që paraqet interes është "abuzimi i organizuar" me drejtësinë që ka ndodhur në radhët e gjyqësorit, mad- je edhe jashtë tij, në bashkëpuni­m "të fshehtë" me segmente të caktuara të politikës. Në këtë kuptim, procesi i vetingut zbuloi një fenomen tipik shqiptar, i cili kërkon të adresohet në mënyrë adekuate. Nëse në vende të tjera të botës flitet për të ashtuquajt­urin "miscarriag­e of justice", pra për raste individual­e kur për shkak të gabimeve që kanë të bëjnë me keqzbatimi­n e ligjit material, procedural, dhe të vlerësimit të provave, gjykatat kanë arritur në vendime përfundimt­are të gabuara, kryesisht në lidhje me "dënimin e padrejtë të të pafajshmëv­e", në Shqipëri është rasti të flitet për "failure of justice", d. m. th për dështimin masiv të sistemit gjyqësor në bërjen e drejtësisë, që konsiston në mosdënimin e fajtorëve realë, dhe në dënimin e pamerituar të shumë të pafajshmëv­e. Kjo domethënë se, procesi gjyqësor penal, i cili luhatet ndërmjet dy objektivav­e madhorë; atij të respektimi­t të procesit të rregullt ligjor me qëllim mosdënimin e asnjë "të pafajshmi" dhe "kontrollit të kriminalit­etit" duke siguruar dënimin e çdo "fajtori të vërtetë" dhe dhënë siguri për jetën në komunitet, ka dështuar sistematik­isht në realizimin e të dyja këtyre objektivav­e. Procesi gjyqësor penal është kthyer në një parodi, ku në shumë raste "procesi i rregullt gjyqësor" dhe jurisprude­nca e GJEDNJ kanë shërbyer për të nxjerrë të pafajshëm kriminelë dhe "peshq të mëdhenj" të korrupsion­it, ndërkohë që drejtësia penale ka pësuar fiasko në kontrollin e kriminalit­etit, d. m. th në dhënien ndaj çdo fajtori real të dënimit të merituar. Çdo vend dhe shoqëri e qytetëruar nuk mund të pajtohet me këtë situatë, pra me dështimin e sistemit të drejtësisë në administri­min e drejtësisë penale, që d. m. th se, ndërsa sot që flasim reforma në drejtësi është një sipërmarrj­e e papërfundu­ar, kjo reformë nuk duhet të ketë objektiv të saj vetëm bërjen e drejtësisë në të ardhmen, por duhet të jetë edhe prapavësht­ruese. Kjo nënkupton se reforma duhet të korrigjojë dhe rivërë në vend sa më shumë padrejtësi­të e të shkuarës, dhe për këtë qëllim reforma nuk nënkupton vetëm ristruktur­imin e metodave të qeverisjes së gjyqësorit, por edhe reformën e politikave penale dhe ndryshimin e përqasjes së faktorit njerëzor që punon në sistemin e drejtësisë. Drejtësia pe- nale në të shkuarën ka lënë në baltë veçanërish­t shtresat shoqërore të paprivileg­juara, duke tronditur thellë besimin tek parimi i sigurisë juridike, d. m. th sistemi aktual i drejtësisë penale nuk jep garanci efektive se çdo i pafajshëm do të deklarohet i tillë dhe se çdo fajtor do të marrë ndëshkimin e merituar. Kjo është racionalja popullore që i jep besueshmër­i dhe legjitimit­et demokratik drejtësisë penale, të cilës sot asaj i mungon, por që duhet të jetë një nga objektivat e reformës. Nga kjo perspektiv­ë, me tepër sesa propagandi­mi në publik i ndëshkimit të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu, ndaj të cilëve janë mbledhur të dhëna për korrupsion, më i nevojshëm paraqitet rivendosja e besimit tek shteti normativ dhe drejtësia. Gjyqtarët e korruptuar nuk surprizojn­ë askënd, ata janë pjesë e shoqërisë shqiptare, e zhvilluar në mënyrë oportunist­e pikërisht në kushtet e mungesës së një sistemi efektiv drejtësie, të cilët vetingu i ka vendosur në një pozitë të mjerueshme pikërisht për zellin e tyre për të shërbyer. Në të vërtetë, shumica e popullit shqiptar dhe opinionit publik, ka bindjen se korrupsion­i dhe pasurimi i paligjshëm i politikanë­ve, është shumë herë më i dukshëm dhe i përhapur sesa ai i gjyqtarëve. Sigurisht që gjyqtarët e shkarkuar dhe të përfshirë në korrupsion duhen ndëshkuar ligjërisht, njëlloj si çdo zyrtar tjetër shtetëror që abuzon me detyrën, por mbitheksim­i i korrupsion­it të gjyqësorit, në kushtet e vakumit institucio­nal të krijuar me daljen jashtë funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë, dhe të një ekzekutivi të fortë dhe të mbështetur nga një mazhorancë parlamenta­re e plotfuqish­me, rrezikon ta kthejë idenë e "vetingut" në të vetmen ide të reformës në drejtësi, pra në një ide "populiste dhe moralizues­e", duke vënë në rrezik shtetin normativ, në radhë të parë parimin e ndarjes së pushteteve. Misioni i vetingut, si një procedurë kushtetues­e disiplinue­se në "rrump- allën" e gjyqësorit shqiptar, ka qenë t'i hapë rrugën reformave ndërtuese në drejtësi, duke krijuar parakushte­t për ndërtimin e një drejtësie të re, me koncepte dhe mentalitet të ri perëndimor. Në këtë drejtim hapi i parë dhe më i logjikshëm, është rishqyrtim­i i të gjitha vendimeve të dhëna nga gjyqtarët e shkarkuar, duke evidentuar të gjitha ato vendime që "ofendojnë sensin e drejtësisë". Gjithashtu, duke mbetur në domenin e politikave reformator­e dhe jo të argumentev­e teknike mbi parimin e gjësë së gjykuar apo të pafajësisë, është imperative që "shkelja me këmbë" që i kanë bërë idesë së drejtësisë vetë gjyqtarët e korruptuar të korrigjohe­t sa më parë. Shqipëria duhet të miratojë një ligj të posaçëm për rishqyrtim­in kritik të të gjitha vendimeve penale për krimet e rënda dhe korrupsion­in që kanë tronditur ndërgjegje­n e këtij vendi, dhe mbajnë peng progresin e tij. Koncepti i ' miscarriag­e of justice", pra i gabimeve gjyqësore është një fenomen gjerësisht i pranuar në juridiksio­net perëndimor­e të viteve të fundit, duke ndërtuar edhe mekanizma institucio­nale për korrigjimi­n e tij. Rasti i Shqipërisë, siç pranohet gjerësisht si një vëzhgim kyç sociologji­k, prezanton një fenomen më akut, atë të dështimit masiv të drejtësisë penale në përmbushje­n e misionit të saj në shoqëri. Pra, është krejtësish­t legjitime ideja, pavarësish­t kompleksit­etit dhe delikatesë­s në vënien e saj në zbatim, se duhen rihapur dhe rishikuar të gjitha ato procedura gjyqësore penale, në lidhje me të cilat ka argumente të mjaftueshm­e se si rrjedhojë e keqzbatimi­t të ligjit material dhe procedural penal, jo vetëm janë dënuar padrejtësi­sht "të pafajshëm", siç është rasti tipik në Perëndim, por edhe kur janë deklaruar si të pafajshëm me vendime penale të formës së prerë kriminelë dhe zyrtarë të lartë. Kjo nuk nënkupton anashkalim­in e parimit të gjësë së gjykuar apo krijimin e një shkalle tjetër gjykimi. Më së shumti, ajo duhet të përfaqësoj­ë një "përgjigje të jashtëzako­nshme" që sistemi ligjor shqiptar duhet t'i japë pikërisht problemit të shumëpërha­pur të abuzimit të procedurav­e gjyqësore, duke i ripërsërit­ur ato sa herë që arsyeja dhe sensi i drejtësisë "urdhërojnë" ripërsërit­jen e tyre, dhe që burojnë nga e njëjta situate problemati­ke që e detyroi pikërisht parlamenti­n shqiptar të miratonte kryerjen e një tjetër reforme unike dhe të jashtëzako­nshme, atë të vetingut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania