Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i kufijve, Fatmir Mediu: Tirana zyrtare, heshtje vrastare

Kreu i republikan­ëve: Thaçi duhet të ishte konsultuar

-

Kreu

i Partisë Repub likane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve për deklaratën e presidenti­t Hashim Thaçi për ndryshimin e kursit me Serbinë. I ftuar në rubrikën ' Opinion' në ' News24' Mediu theksoi se çështja për ndryshmin e kufijve është politikë e Beogradit, ndërsa shtoi se Thaçi është i vetëm në pozicionin e tij. "Pavarësish­t nga shprehja e një vullneti politik, s'do bënin as më shumë dhe as më pak atë që vendosi faktori ndërkombët­ar. Çështja e kufijve, duket se Thaçi është në pozicion të vetëm. Mendoj se Thaçi dhe përfaqësue­s te tjerë duhet të ulen së bashku dhe të gjykojnë se çdo bëjnë në të ardhmen. Çdo lloj konflikti do të ishte i padomosdos­hëm dhe do të krijojnë precedentë të rrezikshëm. Ne duhet të rrisim rolin tonë si politikë shqiptare. Vuçiç para 3 muajsh bëri një vizitë në Rusi, ku i kërkoi Putin që të bëhet pjesë e dia- logut me Kosovën. Pra, ka një aktivitet të Rusisë në këtë proces me Kosovën",tha Mediu. Ndërkohë, pyetjes në lidhje me faktin nëse do të ketë një tjetër konferencë të dytë për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai theksoi se kjo gjë s'do t'i shërbente askujt. Ndërkohë, ai tha se Tirana zyrtare po mban qëndrim me heshtje vrastare. "Mendoj se nuk ishte që Thaçi shprehu një ide pa e diskutuar. Ajo që më shqetësoi është fakti se kur je presidenti i një shteti, duhet të konsultohe­j me pozitë- opozitë. Tirana zyrtare heshtje vrastare dhe kjo është e papranuesh­me. Tirana zyrtare duhet të shprehë qëndrim të organizuar",- tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania