Gazeta Shqiptare

Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve në rajon

Studim për veprat penale. Jail Crunch, qëllimi ' evidentimi i kategorive të krimeve' 22.2% e të dënuarve në vend nën akuzë për vrasje

-

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Baltike". Kjo sipas të dhënave të krahasuesh­me të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP ( Projekti i Raportimit të Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar), i cili ka marrë në shqyrtim të dhënat mbi të burgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Por, nëse krimi më i shpeshtë në vendet e rajonit është vjedhja, në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes, deklaron Monitor. al. Në Shqipëri, sipas grafikut, 22.2% e të burgosurve kanë kryer veprën penale të vrasjes në krahasim me rajonin. 98.27% e te burgosurve janë meshkuj ndërsa 1.73% janë femra. Në burgjet shqiptare pas vrasjeve, vendin më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Ndërkohë numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovin­ë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur. Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës. Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshë krahasuar me totalin e veprave penale. Në Bosnje dhe Hercegovin­ë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes,

në vend të dytë të burgosurit që kanë kryer vrasje dhe në të tretin ata që janë dënuar

për trafik droge. Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale në gjashtë kategori të mëdha si: vrasjet, vjedhjet, trafik droge, përdhunime­t, trafikim qeniesh njerëzore dhe krime ekonomike. numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Baltike.

marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 të burgosur/ 1000 banorë. Më pas

renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi

numri i të burgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja. Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktiv­ë, me të dhënat e marra nga autoritete­t e burgjeve përkatëse për secilin shtet ishte evidentimi i ngjashmëri­ve dhe ndryshimev­e në vende të ndryshme demografik­e dhe kategorive të krimeve në rajon. Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale në gjashtë kategori të mëdha si : Vrasjet, Vjedhjet, Trafik Droge, Përdhunime­t, Trafikim Qeniesh Njerëzore dhe Krime Ekonomike. Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE- ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE- së. Vendet e BE- së përllogari­ten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.

 ??  ?? Emiljano Shullazi në sallën e gjyqit
Emiljano Shullazi në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania