Gazeta Shqiptare

"E kemi keq punën", dalin përgjimet mes deputetit të PS- së dhe Gilmando Danit

Zbardhen dy komunikime­t telefonike të kryera nga një ish- zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës Dosja ‘ Shullazi’, si e informoi Jurgis Çyrbja bandën për hetimet e prokuroris­ë

-

Ndërkohë që gjyqi ndaj Emiljano Shul lazit dhe miqve të tij është në fazën e konkluzion­eve përfundimt­are, të tjera përgjime dalin në dritë. Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një hetimi të nisur në shkurt të vitit 2016, nën përgjim dhe vëzhgim Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela. Mes dhjetëra telefonata­ve në rrjetën e përgjimit të prokurorëv­e, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish- zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestrua­r praktikën e regjistrim­it të ish- hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsiderua­r si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. "E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time", dëgjohet Çyrbja t'i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit qe kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen. Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vonë Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish- hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokuroris­ë.

Banda ' Shullazi' akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë ndaj disa biznesmenë­ve në Tiranë dhe në Durrës, si dhe për kanosje në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Konkretish­t për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shkatërrim­i i pronës me eksploziv", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Kanosje për shkak të detyrës", "Trafikimi i narkotikëv­e" dhe "Grupi i strukturua­r kriminal". Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela

rrezikojnë dënime deri në 15 vite burg.

AKUZAT

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturua­r kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish- hotel "Vollga" në Durrës, si edhe shuma të konsiderue­shme monetare. Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimev­e ndaj këtij shtetasi, konkretish­t në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë

vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyes­e tritol një garazhi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Në prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universite­tin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universite­t.

 ??  ??
 ??  ?? Gilmando Dani
Gilmando Dani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania