Gazeta Shqiptare

PD: Të arrestohet, deputeti Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Shullazit

-

Duke

bërë deputet Jurgis Çyrbjen, Edi Rama e shpër bleu dhe mori në mbrojtje bandën e Emiljano Shullazit". Kështu është shprehur ditën e djeshme, përmes një deklarate për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Ai theksoi se Jurgis Çyrbja deputet i PS dhe njëkohësis­ht ish- zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës është anëtar i bandës së Shullazit dhe duhet të ishte në burg. Alibeaj tha se Jurgis Çyrbja u kap në përgjime duke informuar bandën e Shullazit për hetimet e prokuroris­ë për hotel Vollgën. Ai i bëri thirrje prokuroris­ë të sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit. "Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeminist­ri i vendit vazhdon bashkëqeve­risjen me krimin e organizuar. Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i parlamenti­t. Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës, e cila është regjistrua­r në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja. Në të dyja rastet, ai e informon Gilmano Danin për veprimet e prokuroris­ë. Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrim­it të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. "E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time."- janë fjalët e deputetit Çyrbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim. Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit", deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania