Gazeta Shqiptare

Klandestin­ët, Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi: Do ndalojmë kalimet e paligjshme Shtohet numri i emigrantëv­e që synojnë kalimin në Europë Dialogu Kosovë- Serbi, Delawie: Duam marrëveshj­e që zgjidh probleme

-

Kalimi i emigrantëv­e klandestin­ë prej Sh qipërisë drejt vendeve të BE ka vënë në alarm Malin e Zi. Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëv­e që vijnë prej zonave të luftës. "Kufiri do të kontrolloh­et nga patrulla policore të përziera të policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandalua­r kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare",- thuhet në deklaratën për mediat. Po ashtu saktësohet se nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë. Ndërkohë dhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar. Vetëm në datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE. Në të njëjtën zonë në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë. Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit. Për shkak të situatës së krijuar kreu i departamen­tit për mbikëqyrje­n e kufirit shtetëror të Malit të Zi paralajmër­oi në muajin maj ngritjen e një muri me tela. Por që tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria. Edhe Komisioni Europian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur ku propozimi për shpërndarj­en e drejtë të azilkërkue­sve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit. Ndërkaq, numri gjithnjë në rritje i emigrantëv­e sirianë e jo vetëm, raportohet dhe nga autoritete­t shtetërore

shqiptare, ku një pjesë e madhe e tyre janë strehuar në Babrru, ndërsa një pjesë tjetër janë kthyer sërish në Greqi. 3 emigrantë sirianë, të cilët pas tre ditësh udhëtimi në këmbë

nga Greqia, kanë mbërritur në fshatin Dardhë të Korçës kanë treguar për Vizion Plus se pasi kanë qëndruar 3 muaj në Greqi, kanë vendosur të udhëtojnë në këmbë drejt ven- Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja kanë parë një rritje të numrit të refugjatëv­e dhe emigrantëv­e që shkojnë në veri në Kroacinë anëtare të BEsë që nga fillimi i vitit 2018 - një total prej 6,700 emigrantës­h.

dit tonë, por siç ata vetë shprehen, destinacio­ni i tyre final nuk është Shqipëria. 2018 ka shënuar dhe shifrat më të larta të emigrantëv­e të paligjshëm që kanë ndjekur rrugën e

Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Shqipërisë për të arritur në vendet e BEsë. Vetëm gjatë muajit korrik janë regjistrua­r 170 persona që kanë kaluar kufirin në mënyrë të

paligjshme, ndërsa 120 të tjerë vetëm në 15 ditët e para të muajit gusht. Shifra këto që tregojnë se numri është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania