Gazeta Shqiptare

Kavalec mund të mos zëvendësoj­ë Lu- në, shtyhet dëgjesa në senat

Mediat amerikane: Kavalec, e përfshirë në dosjen e debatueshm­e të Trump për zgjedhjet presidenci­ale Rishikim për të nominuarin si ambasador në Shqipëri

-

Enominuara e Donald Trump si ambasadore e SHBA- ve në Tiranë, Kathleen Kavalec, pritej të zhvillonte dëgjesën në senat, por ajo nuk është paraqitur. Duke u interesuar për të mësuar arsyet e mungesës së saj, "Vizion Plus" pyeti zëdhënësin e senatorit amerikan, Bob Corker, kreu i komitetit për marrëdhëni­et me jashtë, i cili dha këtë përgjigje: "Vumë re se një numër i anëtarëve të komisionit po kërkojnë informacio­ne shtesë. Ne do të rishohim në një seancë për të nominuarin që do të shërbejë si ambasador në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur". Rreth një muaj më parë, emri i Kathleen Kavalec u nominua nga presidenti Donald Trump si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pas përfundimi­t të mandatit të diplomatit, Donald Lu. Por ditët e fundit mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmëssek­retare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamen­tit të Shtetit është përfshirë në dosjen e debatueshm­e të Trump për zgjedhjet presidenci­ale. Kathleen Kavalec është nominuar më datë 3 korrik nga presidenti amerikan, Trump, për këtë pozicion, ndërsa pret tashmë vetëm miratimin nga senati, një hap ky thuajse formal, për të mbërritur në vendin tonë. Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30- vjeçare si përfaqësue­se e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombët­are. Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si zëvendës ndihmëssek­retare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziati­ke në Departamen­tin Amerikan të Shtetit. Zëvendës ndihmëssek­retarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziati­ke në Departamen­tin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendës ndihmëssek­retare në gusht 2015.

Në këtë cilësi, ajo është përgjegjës­e për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërby-

er si drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë. Para kësaj ka qenë zëvendëssh­efe e Misionit dhe zëvendësde­legate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris ( 2010- 2013). Në periudhën 2009- 2010, zonja Kavalec ishte zëvendësko­ordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore. Ajo ka shërbyer më 2008- Kavalec u nominua nga presidenti Trump si ambasadore e SHBA- ve në Tiranë pas përfundimi­t të mandatit të diplomatit Lu. Por së fundmi mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmëssek­retare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamen­tit të Shtetit është e përfshirë në dosjen e debatueshm­e të Trump për zgjedhjet presidenci­ale.

2009 edhe si drejtore e Parandalim­it të Konfliktev­e në Zyrën e Koordinimi­t për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil. Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze, ndërsa ende nuk dihet nëse do të arrijë të flasë shqip me Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania