Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 470 personat që do të marrin tapitë

Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga Agjencia e Legalizime­ve Përfituesi­t në qarkun e Beratit

-

ALUIZNI publikon listën me 470 perso na që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejet e legalizime­ve. Përfituesi­t janë në qarkun e Beratit. Drejtoria e ALUIZNI- t bën të ditur se lejet e legalizime­ve kanë qenë gati prej kohësh, madje janë dorëzuar edhe në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, por kjo e fundit nuk ka kryer asnjë veprim për pajisjen me certifikat­ë pronësie të përfituesv­e. ALUIZNI bën të ditur se brenda pak kohësh, të gjithë përfituesi­t do të pajisen me tapitë për pronën dhe se vonesat në shqyrtimin e dosjeve dhe pajisen me leje kanë marrë fund.

Procedurat për marrjen e tapive do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në hipotekë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një ko- pje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e mad- he se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje, me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Gjithsej leje legalizimi të dhëna në periudhën 2006- 2015 janë 57.000. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje disponohet nga një sub- jekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve. Në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar­a brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania