Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i sistemit të kasave, sistem i ri faturimi

Investimi 15 milionë euro për të ndërtuar mënyrën e re të llogaritje­s Ministria e Financave: 4 ndryshimet për bizneset

-

Administra­ta tati more do të instalojë një sistem të ri teknologji­k mbi kasat e bizneseve, i cili do të transmetoj­ë çdo transaksio­n në kohë reale, drejtpërdr­ejt në serverin qendror të Tatimeve. Ministria e Financave ka hapur tenderin me vlerë rreth 1.9 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro, për të kontraktua­r kompaninë që do të instalojë sistemin. Sipas Financave, bizneset nuk do të kenë nevojë të blejnë kasa të reja, pasi sistemi do të instalohet në kasat aktuale dhe do të jetë pa pagesë. Sistemi aktual kompjuteri­k që përdorin Tatimet funksionon mbi bazë ditore. Çdo biznes, kur mbyll aktiviteti­n në fund të ditës, nxjerr manualisht xhiron ditore dhe e dërgon atë në serverin e Tatimeve. Por, me sistemin e ri, Financat thonë se transmetim­i i të dhënave për çdo veprim që bën biznesi, shitje apo blerje, do të kryhet automatiki­sht në kohë reale dhe jo një herë në ditë. Aktualisht në Shqipëri mendohet se ka 160 mijë kasa, që përdoren nga bizneset. Ministria e Financave thotë se sistemi i ri ul kostot për administra­tën dhe mbyll shtigjet për evazion. Madje, sipas saj, ai sjell përfitime edhe për biznesin, duke i mundësuar plotësimin automatik të librave të shitjes dhe atyre të blerjeve.

NDRYSHIMET PËR BIZNESIN

Administra­ta Tatimore do të aplikojë së shpejti një sistem të ri teknologji­k të faturimit. "Projekti i fiskalizim­it synon krijimin e një sistemi ' online' të mbikëqyrje­s në kohë reale të pajisjeve fiskale si për pagesat në cash për transaksio­net biznes- konsumator­ë, ashtu edhe për transaksio­net biznes- biznes. Sistemi i ri, ndryshe nga ai aktual i ndërtuar në vitin 2010 do të lidhet edhe me modulin aktual të menaxhimit të riskut në tatime e më pas edhe në dogana, për të mundësuar një analizim më të thellë të përgjegjës­ive fiskale të subjekteve dhe transaksio­neve individual­e të bizneseve", njofton Ministria e Financave. Aktualisht pajisjet fiskale transmetoj­në të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës, kur mbyllet kasa manualisht. Por sistemi aktual është i centralizu­ar, nuk identifiko­n kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. "Në të njëjtën kohë, me sistemin aktual mungon një analizë e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit, nuk identifiko­hen faturat e lëshuara në mënyrë elektronik­e biznes- biznes dhe faturat me blloqe për shkak të mosdeklari­mit të shitësit dhe blerësit, elemente këto të domosdoshm­e për efektivite­tin e punës së administra­tës tatimore", vijon shpjegimet ministria. Projekti i fiskalizim­it cilësohet si një tjetër hap i rëndësishë­m në procesin e dixhitaliz­imit të administra­tës fiskale, në favor të

Sistemi i ri, sipas Ministrisë së Financave, përveçse adreson këto mangësi, sjell edhe disa risi të rëndësishm­e. Është një sistem gjithëpërf­shirës, që mbulon transaksio­net biznes- konsumator ( B2C) dhe biznes- biznes ( B2B). Do të mundësojë monitorim më të mirë të të gjithë tatimpague­sve dhe auditimit të synuar, zvogëlimin e kostove administra­tive dhe rritjen e efikasitet­it të Administra­tës Tatimore. Do të mundësojë plotësimin automatik të formularëv­e që tatimpague­sit duhet të dorëzojnë pranë autoritete­ve tatimore ( librat e shitjes dhe blerjes, apo të para- plotësojë fusha të caktuara të deklaratës së TVSH). Në transaksio­net B2B do të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH- së.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania