Gazeta Shqiptare

Studimi i BSH: Nuk ka mbështetur sektorët më produktivë

Kreditimi është joeficient

-

Shpërndarj­a

e kredive ndërmjet sektorëve të ekonomisë shqiptare nuk ka qenë eficiente dhe në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe rrezikun e kredisë të secilit sektor. Një studim i guvernator­it dhe disa ekspertëve të Departamen­tit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë ka treguar se për periudhën 2004- 2014, shpërndarj­a sektoriale e kredisë nuk ka qenë plotësisht në përputhje me zhvillimet makroekono­mike dhe situatën financiare të sektorëve të veçantë të ekonomisë. Në disa raste vërehet një mospërputh­je kreditimit të sektorit dhe kontributi­t që ka ky sektor në rritjen ekonomike. Më konkretish­t, për sektorin e industrisë dhe të shërbimeve është gjetur lidhje pozitive dhe statistiki­sht e rëndësishm­e midis rrezikut të kredisë dhe kreditimit, që tregon se pavarësish­t nivelit të lartë të kredive të këqija që kanë pasur këta sektorë, ata kanë vazhduar të financohen nga bankat. Ndërsa rezultatet e marra për sektorin e bujqësisë tregojnë që pavarësish­t kontributi­t që ka sektori në vlerën e shtuar të ekonomisë, ky sektor akoma nuk ka gjetur mbështetje­n e duhur nga bankat. Studimi vlerëson se sjellja joeficient­e e shpërndarj­es së kredisë midis sektorëve ka bërë që disa sektorë të jenë më të preferuar përkundrej­t disa të tjerëve. Kjo ka bërë që bankat të sigurojnë mbrojtje për disa sektorë, në kundërshti­m me forcat e tregut, të cilat do të sillnin një shpërndarj­e më të mirë të burimeve në ekonomi dhe si rrjedhojë, një ristruktur­im më të mirë të saj. Kjo sjellje pengon ecurinë e zhvillimit të sektorëve më produktivë dhe pasqyron gjithashtu një problem të sjelljes së vetë bankave dhe motivimit të tyre për orientimin e kredisë së re nga e shkuara dhe jo nga tendencat aktuale të produktivi­tetit dhe rrezikut në sektorët e ekonomisë. Studimi nënvizon se një rishpërnda­rje joeficient­e e kredisë pengon efikasitet­in e politikës monetare dhe bëhet pengesë për rimëkëmbje­n e ekonomisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania