Gazeta Shqiptare

AKU mbyll tri restorante në Jalë, kushte të rënda higjieno- sanitare

Gjobë prej 300 mijë lekësh për secilin subjekt

-

Autoriteti

Kombëtar i Ushqimit po vijon në mënyrë intensive me masat dhe kontrollet ndaj subjekteve që cenojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumator­ëve. Në kuadër të këtij aksioni, ditën e djeshme janë mbyllur tri lokale në zonën e Jalës, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshti­m me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno- sanitare. Gjatë inspektimi­t të kryer në terrenin e zonave bregdetare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, trupa inspektues­e evidentoi 3 subjekte, dy me aktivitet "Restorant" dhe një "Fast Food" të cilët zhvillonin aktiviteti­n e tyre në

EMRAT E SUBJEKTEVE

"Ndaj subjekteve, restorant "Lavdoshi", restorant "Kapiteni" dhe fast food "Spiro Kreku" janë marrë masa administra­tive gjobë 300.000 lekë për secilin, si dhe bllokim i menjëhersh­ëm i aktiviteti­t",theksohet në njoftimin e AKU- së.

shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore. "Ndaj subjekteve, restorant "Lavdoshi", restorant "Kapiteni" dhe fast food "Spiro Kreku" janë mar-

rë masa administra­tive gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhersh­ëm i aktiviteti­t",- theksohet në njoftimin e AKU- së.

THIRRJA NDAJ BIZNESEVE

Ndërkohë vetëm një ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bëri thirrje edhe operatorëv­e të biznesit ushqimor ( njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furni- torët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentac­ion të plotë veterinar e fiskal - pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishm­e për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre. Gjithashtu, AKU i bëri apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit në info@ aku. gov. al si dhe pranë portalit të bashkëqeve­risjes "Shqipëria që duam".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania