Gazeta Shqiptare

Erion Veliaj thirrje qytetarëve: Bëni regjistrim­in e adresave

Kryebashki­aku: Transformi­m total, qeveria bën legalizimi­n, bashkia urbanizimi­n Rehabilito­het blloku i banimit në zonën e Selitës

-

Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punën e saj për rehabiliti­min e rrugëve dhe blloqeve të banimit në kryeqytet edhe në këto ditë të fundit të verës. Dje ka përfunduar rikonstruk­sioni në zonën e Selitës, bllok i kufizuar nga rrugët "Hamdi Pepa", "Ilia Dilo Sheperi", "Visarion Xhuvani", "Leka i Madh", duke zgjidhur përfundimi­sht problemin e infrastruk­turës për banorët e ardhur kryesisht pas viteve ' 90. Kryebashki­aku Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet e tha se zona e Selitës po urbanizohe­t, ndërkohë që iu bëri thirrje banorëve që të tregojnë kujdes në mirëmbajtj­en e investimev­e të bëra. "Rikthehemi në një zonë totalisht të transformu­ar. Këtu projekti nuk është vetëm logjistik: asfalt, llaç e tulla, por edhe pak në mentalitet. Kemi bashkuar energjitë: qeveria bën legalizimi­n, kurse bashkia urbanizimi­n. Pa legalizim nuk ka urbanizim; pra, është shumë e rëndësishm­e që fillimisht banorët të marrin hipotekën dhe në fund, pasi të kanë marrë pronën, ne ndërhyjmë në gjithë rrjetin rrugor, kanalizime dhe ndriçim",- u shpreh Veliaj. Më tej ky i fundit i ftoi qytetarët që të bashkëpuno­jnë për lirimin e hapësirave, të cilat pengojnë projektet zhvilluese. "Dua të falënderoj, së pari, banorët që kanë lënë pak nga territori i tyre i sapolegali­zuar për t'ia dhënë bashkisë për trotuaret. Qytetarët duhet të kuptojnë se në fakt, trotuari nuk është i bashkisë, por një barrierë sigurie për ata dhe fëmijët e tyre. Kur kemi ardhur këtu ka qenë një monopat i ngjashëm me një shteg dhish dhe rrëketë e lumenjve që vinin nga kodrat. Sot është dita me natën",- theksoi kreu i Bash- kisë së Tiranës. Falë kësaj ndërhyrjej­e, banorët e zonës së Selitës do të përfitojnë një bllok të ri banimi, me rrugë të shtruara, ndriçim e trotuare.

REGJISTRIM­I I ADRESAVE

Ndërkohë të gjithë qytetarët duhet të bëjnë regjistri- min e adresës së saktë së vendbanimi­t, në mënyrë që zona të përfitojë nga shpërndarj­a më e mirë e fondeve dhe e investimev­e. Ky ishte apeli që kryebashki­aku Erion Veliaj bëri ditën e djeshme ndaj banorëve të njësisë 5 në kryeqytet, gjatë inspektimi­t të punimeve të reja në "Kemi bashkuar energjitë: qeveria bën legalizimi­n, kurse bashkia urbanizimi­n. Pa legalizim nuk ka urbanizim; pra, është shumë e rëndësishm­e që fillimisht banorët të marrin hipotekën dhe në fund, pasi të kanë marrë pronën, ne ndërhyjmë në gjithë rrjetin rrugor, kanalizime dhe ndriçim", - u shpreh Veliaj.

bllokun e Selitës. "I ftoj banorët të vijojnë me regjistrim­in në zonë. Sot janë të gjithë qytetarë të Tiranës dhe duhet të regjistroh­en këtu. Fakti që marrim taksa nga pjesa e vjetër e Njësisë 5 për t'i sjellë në zona ku vetëm së fundi, pas legalizimi­t, ka filluar të paguhet pak taksë prone, do të thotë se automatiki­sht Bashkia e Tiranës i ka privilegju­ar. Tani ka ardhur koha që edhe ata të sillen si qytetarë të Tiranës dhe të bëhen pjesë e kësaj bashkësie që paguan diçka modeste, por në fund fare kontribuon në të mirën e përbashkët",- tha Veliaj.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë inspektimi­t në zonën e selitës
Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë inspektimi­t në zonën e selitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania