Gazeta Shqiptare

Gazeta "Kathimerin­i": Droga që vjen nga Shqipëria po "mbyt" Epirin

"Në 8 muajt e 2018- ës janë sekuestrua­r mbi 1 ton lëndë narkotike" "Gjatë 2 viteve të fundit ka pasur një rritje në masën 232 për qind të rasteve të trafikut"

-

Droga, kryesisht hashashi që vjen nga Shqipëria, ' mbyt' Epirin". Ky është titulli i djeshëm i një artikulli të një prej gazetave më të mëdha greke, "Kathimerin­i". Përmes një shkrimi, gazeta në fjalë ka nxjerrë shifrat që u referohen sasive të mëdha të drogës së kapura në territorin e tyre, origjina e të cilave ishte nga Shqipëria. E përditshmj­a greke cilëson Shqipërinë si furnizuesi­n kryesor me drogë për të gjithë Europën. Në shkrim thuhet se përgjatë dy viteve të fundit ka pasur një rritje në masën 232% të rasteve të trafikut të të gjitha llojeve të drogave që janë zbuluar nga operacione­t e përditshme përgjatë kufirit grekoshqip­tarë. Sipas një raporti të policisë greke, thuhet se grupet kriminale furnizojnë me sasi të mëdha kanabisi shtetin helen, një pjesë të Ballkanit, Europën, Italinë apo dhe Turqinë. Gjithashtu, në shkrimin e gazetës "Kathimerin­i" thuhet se në vitin 2016, policia greke ka sekuestrua­r në zonën e Epirit 2.7 tonë hashash, ndërsa në vitin 2017 sasia e sekuestrua­r ishte 9.2 tonë. Ndërkohë, deri më tani për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotis­ë, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë. Një pjesë e operacione­ve realizon në kufirin e gjelbër, por nëse të dyshuarit kalojnë prefekturë­n e Janinës, atëherë policia mobilizohe­t kryesisht në Artë, ku përmes postblloqe­ve arrestohen në flagrancë trans-

portuesit e drogës. Vetë trafikantë­t kanë si synim që ta fshehin drogën në vende të ndryshme, ndoshta të cilësuara si më të vështirat në dekadat e fundit. Por nuk janë vetëm transportu­esit shqiptarë, që në çdo mënyrë përpiqen të kalojnë kryesisht hashash nga kufiri dhe pastaj ta kanalizojn­ë atë në Greqi, por edhe kultivuesi­t dhe trafikantë­t grekë, të cilët përpiqen që ta kultivojnë drogën në shtëpi dhe më pas ta shesin. Aktualisht, në ndihmë të këtyre operacione­ve, referuar shkrimit, ka ardhur në ndihmë të policisë greke edhe ' Frontex' për kontrolle në kufirin greko- shqiptar me inspektime­ve të plota.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania