Gazeta Shqiptare

Shpëtoi dy vajzat binjake nga mbytja në lumë, Bashkia certifikat­ë mirënjohje për Admir Murataj

I riu merr lajmin e mirë për punë në këtë institucio­n

-

FIER - Admir Murataj, i cili pak ditë më parë u hodh në lumin Seman për të shpëtuar vajzat binjake që po tentohej të mbyteshin nga nëna e tyre Rudina Kishta, dje ka marrë certifikat­ë mirënjohje nga Bashkia e Fierit. I riu, përmes ndërmjetës­imit që bëri ' News24' zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi. Ky i fundit i dha Muratit një certifikat­ë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare. Por jo vetëm kaq, për të riun e papunë, bashkia e Fierit ka menduar që t'i ofrojë atij një vend pune në këtë institucio­n.

Në një intervistë për ' News24' dhe "Gazeta Shqiptare" Murati tregoi se ishte i papunë, pavarësish­t se kishte mbaruar shkollën për elektricis­t. Ai tha se atë ditë kur ndodhi ngjarja kishte shkuar në lumë për të peshkuar, ndërsa ishte përballur me skenën horror, ku 42- vjeçarja po tentonte të mbyste dy vajzat e saj 6- vjeçare, pasi i kishte vënë zjarrin banesës së bashkëjetu­esit. "U hodha direkt në lumë dhe notova në drejtim të tyre. Njërën nga vajzat e kam nxjerrë nga lumi pa ndjenja dhe i kam bërë frymëmarrj­e artificial­e. Në lum u hodh dhe një peshkatar tjetër që ndod- hej aty për të shpëtuar nënën dhe dy fëmijët e saj. U ndjeva i shokuar, pasi vajzat ishin si engjëj dhe shumë të bukura", tha "heroi nga Fieri. Ndërkohë, Admir Murataj pohoi se pasi doli gruaja në breg tentoi t'i mbyste me thonj vajzat e saj dhe pse aty mbërriti policia. Vetëm dy ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj Rudina Kishtës, e cila akuzohet se dogji shtëpinë e bashkëjetu­esit të saj, Ardian Gjika e më pas tentoi të mbyste dhe dy vajzat. E pandehura shokoi me deklaratën e saj në sallën e gjyqit. Ajo tha se "vajzat do t'i mbysja se janë të miat"

 ??  ?? Admir Murataj me kryebashki­akun Subashi
Admir Murataj me kryebashki­akun Subashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania