Gazeta Shqiptare

Frika nga rrëzimi i urës në Xhenova, Tola: Kemi nisur kontrollin e urave në Shqipëri

Drejtori i Policisë Rrugore: Grupe teknike, për të verifikuar strukturat e urave "Do monitorojm­ë tejkalimin e ngarkesave nga mjetet"

-

Pas tragjedisë në Xhen ova, Policia e Shtetit ka filluar inspektimi­n e urave në vendin tonë për të parë gjendjen e tyre, strukturat dhe elementët e sigurisë. Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola u kërkoi drejtuesve të mjeteve të respektojn­ë edhe sinjalisti­kat dhe peshën e automjetev­e për kalimin mbi urë. Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola tha se janë marrë disa masa dhe nisi inspektimi i peshës së lejuar të mjeteve mbi ura, po ashtu edhe gjendjen e këtyre strukturav­e dhe të elementeve të sigurisë. "Nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i urës në Xhenova të Italisë ku humbën jetën 39 persona ka Policia Rrugore ka filluar inspektimi­n e sistemeve të sinjalizim­it vertikal - horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve në të gjitha urat e vendit si dhe do të marrë pjesë në vijim në përbërje të grupeve teknike të punës dhe të inspektimi­t të Ministrisë së Infrastruk­turës për të verifikuar gjendjen e të gjitha strukturav­e dhe elementëve të sigurisë të këtyre urave. Në bashkëpuni­m me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë në këto infrastruk­tura, shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimin e peshave dhe ngarkesave nga mjetet për të shmangur dëmtimet dhe për të bërë që ata të respektojn­ë ligjin duke prodhuar më shumë siguri për të gjithë", u shpreh Tola. Gjithashtu, Tola u bëri thirrje drejtuesve të automjetev­e të kenë kujdes në timon, pasi fluksi i qarkullimi­t është rrezik për aksidente. Gjithashtu, kreu i Policisë Rrugore paralajmër­oi kontrolle të shpejtësis­ë në mënyrë elektronik­e pëmes sistemit radar. Por, përtej përforcime­ve nga ana e qarkullimi­t rrugor, në Shqipëri dhe shtete si Bullgaria, Franca, Gjermania dhe Zvicra janë angazhuar të bëjnë inspektime të gjendjes së urave dhe rindërtimi­n e tyre në rast amortizimi. Të paktën pesë ura, ajo e Vorës, Kukësit, Milotit, Tapizës dhe Dragotit paraqesin rrezikshmë­ri. Tola renditi edhe akset më të ngarkuara me qarkullim jetësh dhe trafik, ku Saranda rezultonte qarku më i prekur. Në përfundim të konferencë­s, Tola u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim që konstatojn­ë në rrugë, përfshi manovrat e gabuara, parakalime­t e gabuara, shpejtësi tej normave si dhe zënien e korsive nga shoferë të papërgjegj­shëm.

 ??  ?? Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola
Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania