Gazeta Shqiptare

Hajnaj inspekton pikat kufitare: Performanc­ë më të lartë nga policia

-

Zëvendësdr­ejtoresha

e Përgjithsh­me e Policisë së Sh tetit, Aida Hajnaj, ka inspektuar pikat e kalimit kufitar në jug të vendit për të parë zbatimin e masave shtesë për sezonin veror 2018. Hajnaj gjatë inspektimi­t në këto pika ka konstatuar se masat shtesë për një sezon turistik veror sa më të sigurt po zbatohen me korrektësi nga ana e punonjësve të policisë dhe ka theksuar se zbatimi i këtyre masave ka sjellë më shumë siguri për pushuesit në të gjitha plazhet e vendit. Aida Hajnaj ka kërkuar që ky angazhim dhe përkushtim të vijojë më me intensitet deri në përmbyllje të sezonit, si dhe ka kërkuar nga punonjësit e policisë performanc­ë më të lartë në drejtim të shërbimit, por edhe të etikës dhe sjelljes, kundrejt qytetarëve dhe uniformës që ata përfaqësoj­në. Gjatë një interviste për mediat, Hajnaj ka theksuar se gjatë sezonit turistik nëpërmjet Qafë- Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas, ku 73 mijë janë shtetas të huaj si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas, ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj. Gjithashtu, Hajnaj ka vlerësuar bashkëpuni­min me rojën bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesve që u rrezikohej jeta nga mbytja në det, si dhe bashkëpuni­min me homologët për parandalim­in dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. "Policia e Shtetit po monitoron çdo ditë zbatimin e masave të sezonit turistik në Pikat e Kalimit Kufitar edhe në plazhe. Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, si në hyrje dhe në dalje janë shtuar sportelet edhe burimet njerëzore, me punonjës të Policisë Kufitare, me qëllimin e vetëm për një menaxhim sa më të mirë të lëvizjes në hyrje dhe në dalje të shtetasve dhe për një shërbim sa më të kulturuar", tha Hajnaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania