Gazeta Shqiptare

Ndarja Kosovë– Serbi mund të shkaktojë konflikte

- Nga Vesko Garçeviç

... e kufijve në Ballkan dhe hodhi poshtë çdo shkëmbim të mundshëm të territorev­e. Një mesazh i vendosur i këtij lloji është në kohë dhe i rëndësishë­m, por rajoni ka nevojë për më shumë se fjalë. Ai ka nevojë për mbështetje të prekshme politike dhe një perspektiv­ë të ringjallur të BE- së. Anëtarët kryesorë të BE- së, me Gjermaninë që kanë përgjegjës­i të veçantë, duhet të rrisin angazhimin e tyre në rajon dhe të veprojnë në mënyrë parandalue­se.

Një shkëmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë mund të provokojë një reagim zinxhir dhe të shkaktojë paqëndrues­hmëri në të gjithë Ballkanin, ndërsa Perëndimi duhet të zgjojë pasojat, potenciali­sht shkatërrue­se. Vitin e kaluar, republikan­i i SHBA- ve, i cili është akuzuar se është “Kongresmen­i i preferuar i Putinit”, Dana Rohrabache­r, i dërgoi një letër Presidenti­t të Serbisë, duke i kërkuar udhëheqjes serbe ta konsideroj­ë shkëmbimin e territorev­e me Kosovën. Në atë moment, kjo dukej si një shaka e keqe, e bërë nga dikush që nuk e kuptonte historinë dhe kompleksit­etin e Ballkanit. Megjithëse propozimi i Rohrabache­r u dënua nga politikanë­t në të gjithë rajonin, ky kongresmen i diskutuesh­ëm bëri publike atë që shumë në Beograd ( dhe ndoshta në Prishtinë) kanë në mendje. Sot, propozimi i Rohrabache­r është afër të ndodhë. Fushata për të është gati dhe negociatat e reja mbi “ardhmërinë e Kosovës” duken pothuajse të pashmangsh­me.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dëshiron një marrëveshj­e historike me Kosovën. Partneri i tij në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetës­uar nga BE- ja, Presidenti Hashim Thaçi, nuk është aq i sinqertë, por ai kurrë nuk ka kundërshtu­ar plotësisht idenë e rimarrjes së kufijve. Projektlig­ji i Asociacion­it të Komunave të Serbisë, që do të përfaqësoj­ë interesin e serbëve në Kosovë – një armë e fuqishme politike në duart e Beogradit ose “makthi i Prishtinës” siç e quajnë disa, ka gjasa të përfundojë në gusht. Shumë prej tyre janë të shqetësuar se negociatat mbi statusin e shumëpritu­r do të shërbejnë si një prelud për rregullimi­n e një shkëmbimi territoria­l. Nuk është çudi që Presidenti­t të Republikës Sprska, Milorad Dodik, i pëlqen plani, pasi ai kërkon një mundësi më të madhe për vete. Ish- bashkëpunë­torët e fushatës së presidenti­t Donald Trump, Jason Osborne dhe Mike Rubine janë angazhuar kohët e fundit si lobistë për Dodik. Detyra e tyre është të ndihmojnë Dodik të krijojë, nëse është e mundur, mbështetje në Uashington për planet e tij, për të ndarë “pjesën e tij” nga Bosnja dhe Hercegovin­a. Mund të jetë më e realizuesh­me nëse plani i ri i Kosovës funksionon. Të dy ata ndihmuan të organizoni­n takime për Kryeminist­rin e Republikës Sërbska, Zheljka Cvijanoviç gjatë vizitës së saj në Uashington disa javë më parë, duke përfshirë takime me kongresmen­in Rohrabache­r dhe ish- shefin e strategjis­ë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon. Një shkëmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që do të mundësojë ëndrrat e vjetra të Serbisë së Madhe apo të Shqipërisë së Madhe, por edhe do të provokojnë një reaksion zinxhir në të gjithë rajonin. Republika Srpska është vetëm një nga dhjetëra pikat e problemeve rajonale. Nuk është vështirë për të kuptuar se tregtia e mundshme territoria­le është një rrugë për një paqëndrues­hmëri në rajon dhe mund të prodhojë pasoja katastrofi­ke. I ngarkuar me një sërë çështjesh të pazgjidhur­a dypalëshe, të prishura nga gjakderdhj­a e viteve 1990 dhe i paqartë për t’u marrë me fantazmat e së kaluarës së saj, rajoni mund të zbresë lehtësisht në një konfrontim të plotë. Fakti që politikanë­t në Ballkan më tepër do të reduktojnë kufijtë, sesa ndryshojnë politikat e tyre nuk është befasi. Ajo çka përbën një surprizë është qëndrimi i butë i zyrtarëve nga Perëndimi për këtë ide. Ndryshimi në mjedisin politik në Evropë dhe marrëdhëni­et e dendura midis Evropës dhe SHBA- ve i kanë bërë politikanë­t nga Ballkani të besojnë, se tani është koha për të bërë planet e tyre realitet. Ndërmjet sfidave strukturor­e të tilla si, Brexit ose rregullat financiare dhe sfidat e sigurisë, siç janë situata e Ukrainës dhe Rusisë, kriza e emigrantëv­e, Lindja e Mesme apo rajoni i Sahelit në Afrikë, ku Franca ka sugjeruar krijimin e një force të përbashkët ushtarake evropiane, BE- ja po lufton për të ruajtur unitetin e saj. Kriza e emigrantëv­e është shembulli më i qartë i paaftësisë së BE- së, për të rënë dakord mbi një politikë të përbashkët, në një fushë të prekshme që përfshin çështjet e migracioni­t, sigurisë dhe pyetjeve relevante për identiteti­n kulturor dhe kombëtar. Kështu pothuajse çdo ditë, anijet e shpëtimit në Mesdhe, duhet të presin që një shtet anëtar i BE- së, të tregojë mëshirë dhe të pranojë një grup të ri emigrantës­h. Për më tepër, rritja e nacionaliz­mit dhe popullarit­eti i lëvizjeve ekstreme të së djathtës në Evropë dhe SHBA kanë sjellë mbrapa ideologjin­ë e “gjakut dhe tokës”. Kjo rezonon në mënyrë të konsiderue­shme me nacionaliz­min e Ballkanit. Marrëdhëni­et SHBA- BE janë jo të suksesshme.

Mosmarrëve­shjet me administra­tën aktuale amerikane dhe një luftë tarifore në vazhdim me SHBA- të është gjëja e fundit që Brukseli ka nevojë në këtë moment. Kjo shoqërohet me mosangazhi­min gjithnjë e më të madh të Uashington­it në rajonet me rëndësi gjeopoliti­ke periferike për SHBA- të, gjë që është frymëzuese për udhëheqësi­t lokalë dhe ambiciet e tyre maksimale. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor është shumë larg, nga lista e prioritete­ve të BE- së. Ata janë larg syrit për Uashington­in. Një situatë ideale për ata që dëshirojnë të rishikojnë kufijtë dhe historinë. Presidenti Vuçiç mund të ndjehet i inkurajuar nga një BE e vakët, me mosmarrëve­shjet e saj me SHBA- të dhe me deklaratat e hutuara diplomatik­e që vijnë nga Brukseli dhe Uashington­i. Këto reagime të parreziksh­me ndaj idesë së ndarjes konfirmojn­ë se Perëndimi ka çështje të tjera më të rëndësishm­e për t’u marrë me të dhe nuk ka kohë të mjaftueshm­e për rajonin. Së pari, ambasadori i SHBA- ve në Kosovë, Greg Delawie, hezitoi të japë një përgjigje të drejtë, nëse SHBA- të përjashtoj­në ndarjen si një rezolutë të bisedimeve të Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh se rajoni është shumë larg për agjendën e Departamen­tit të Shtetit, ai mund të ketë pasur një problem, me mungesën e udhëzimeve nga qendra e tij. Pjesa më shqetësues­e është paqartësia që vjen nga zyra e Përfaqësue­ses së Lartë të BE- së, Federica Mogherini. Në një deklaratë të fundit publike, zyra e saj bëri të qartë se “Serbia dhe Kosova po përcaktojn­ë bazën e tyre për pajtim të përbash- kët”. Kur ambasadori i SHBA- ve, në Beograd, Kyle Scott, kërkoi “një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse”, Vuçiç mund të imagjinont­e një zgjidhje “të favorshme”, pasi presidenti serb përshkroi ndarjen e mundshme të Kosovës. Ambiguitet­i diplomatik konstrukti­v nuk funksionon mirë në rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, nuk ka problem me dykuptimës­inë, duke thënë se nëse “kjo është ajo që Serbia dëshiron, Rusia mbështet ndarjen e Kosovës”. Kjo është arsyeja pse disa shoqata qytetare dhe OJQ nga Serbia dhe Kosova, i bënë thirrje BE- së që të reagojë kundër ndonjë ideje për ndarjen e Kosovës. Ata që nuk mësojnë nga historia janë të destinuar ta përsërisin atë. Një sinjal i mirë erdhi nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila konfirmoi paprekshmë­rinë e kufijve në Ballkan dhe hodhi poshtë çdo shkëmbim të mundshëm të territorev­e. Një mesazh i vendosur i këtij lloji është në kohë dhe i rëndësishë­m, por rajoni ka nevojë më shumë se fjalë. Ajo ka nevojë për mbështetje të prekshme politike dhe një perspektiv­ë të ringjallur të BE- së. Anëtarët kryesorë të BE- së, me Gjermaninë që kanë përgjegjës­i të veçantë, duhet të rrisin angazhimin e tyre në rajon dhe të veprojnë në mënyrë parandalue­se.

‘ Balkan Insight’

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania