Gazeta Shqiptare

Kryemodel i sjelljes politike

-

krijimin e koalicioni­t të ri, sapo hyri në Bundestag Merkeli shkoi te liderët e tyre në sallë dhe i përshëndet­i ngrohtësis­ht, natyrisht dhe me keqardhjen e rastit, këtë të fundit kryesisht me « gjuhën e trupit » . As dhe vetëm në vlerësimin dhe nderimin e saj të vazhdueshë­m e jo thjesht ceremonial për politikanë­t kundërshta­rë të tanishëm dhe ata paraardhës.

Ky kryemodel i sjelljes politike buron mbi të gjitha nga integritet­i i saj absolut politik dhe qytetar. Në 30 vite të lidershipi­t të saj politik, jo vetëm nuk ka asnjë rast të vetëm skandalesh dhe aferash, por as aludime dhe dyshimet më të vogla për raste korrupsion­i, shpërdorim­i të postit etj.

Kjo sjellje politike mbështetet mbi të gjitha në frymën dhe vokacionin e theksuar evropian të Merkel, si busull e përhershme politike; në tolerancën, kompromisi­n, mirëkuptim­in, besimin dhe zgjidhjen me durim dhe hap pas hapi të problemeve.

Ashtu si pohojnë vëzhgues të ndryshëm politikë, profesioni si fizikante ka ndikuar te Merkel për të mbrujtur karakterin dhe personalit­etin e saj me disiplinën, saktësinë, durimin, gjakftohtë­sinë, dhe qetësinë që të jep kjo shkencë. Gjithashtu, në debutimin e saj poli- tik, Merkel e kuptoi shpejt se ligjërimi publik, polemikat dhe debatet e forta nuk ishin siç thuhet në Gjermani “elementi apo pika e fortë e saj”.

Me gjithë fitoret e shumta politike dhe zgjedhore, Merkel nuk e njeh triumfaliz­min politik, arrogancën, mendjemadh­ësinë apo maninë për t’u dukur e për të pranuar elozhe; ajo i ka zëvendësua­r ato me urtësinë, përmbajtje­n, mençurinë, finesën dhe modestinë politike. Kjo shpjegon suksesin e saj në drejtimin e koalicioni­t qeveritar për një mandat me liberalët e FDP- së dhe për dy mandate radhazi me kundërshta­rët tradiciona­lë social - demokratë, me të cilët tani qeveris për herë të tretë.

Si përfaqësue­se e një shkolle të re politike, Merkel dallohet qartazi nga gjuha tejet e kujdesshme, rrjedhojë e një logjike racionale, pozitivite­ti, etike, respekti dhe bashkëpuni­mi me aleatët dhe kundërshta­rët politikë e deri te vëmendja ndaj halleve të përditshme të njerëzve dhe lidhjet e natyrshme me ta.

Fjalori i saj i thjeshtë politik është përherë i përmbajtur, i zgjedhur me kujdes, pa epitete, insinuata, ironi e ca më pak sarkazëm, pa lëndime dhe sulme politike e ca më pak personale ndaj askujt, sidomos ndaj kundërshta­rit politik, gjerman apo të huaj ; dhe kur ata nuk kanë të drejtë morale apo sado të « krisur e të këqij » qofshin; kërko në jetën e saj të gjatë politike dhe nuk gjen asnjë rast të vetëm sado të vogël të kësaj natyre!

Ja pse dhe në intervistë­n e saj televizive në prag të pushimeve verore më 20 Korrik, Merkel u shpreh kundër « erozionit të gjuhës, e cila shpreh mendimin dhe kësisoj shkohet drejt dështimit ose veprimit efikas; sipas saj, është ky i fundit që duhet të « sundojë » dhe jo gjuha sulmuese.

Kjo u pa qartë muajin e kaluar gjatë situatës absurde kaotike që krijoi « simotra » bavareze e CSUsë dhe lideri i saj, ministri i Brendshëm Federal Horst Seehofer me mesazhe populiste dhe ultimatume të papara në politikën gjermane; por, Merkel iu përgjigj vetëm me pohime pozitive dhe kryesisht me demarshe dhe hapa politikë/ diplomatik­ë; brenda një jave, ajo organizoi dy samite të BE- së, takoi homologët e saj kryesorë deri te kompromisi shpëtimtar lidhur me krizën e azilit për të cilën kemi shkruar më parë dhe doli politikish­t e fituar.

Ndërsa tri javë më parë, në kulmin e polemikave të ashpra poli- tike dhe mediatike pas dorëheqjes nga Kombëtarja gjermane, Merkel i doli hapur në mbrojtje Mesut Õzil, Kampionit të Botës në futboll, gjermanit me origjinë turke; madje e vlerësoi atë si shembull të integrimit të suksesshëm; duke respektuar vendimin e tij, Kancelarja dhe njëherë « uli ndjeshëm gjakrat » si në Gjermani ashtu dhe në Turqi.

Këtë sjellje politike Merkel e rrezaton dhe gjatë interpelan­cave në Bundestagu­n gjerman, te dëgjon e qetë kritika dhe sulme të ashpra; i shoqëron ato hera herës me një buzëqeshje të lehtë, por pa asnjë ndërhyrje; vetëm në fund të interpelan­cës, pa përmendur emrin e folësit por vetëm temën apo kritikën përkatëse, ajo jep përgjigjet e veta me shpjegimet e rastit. Pa përdorur asnjëherë fraza mohuese apo përçmuese ndaj askujt, por me finesë, qetësi dhe elegancë pohon vizionet dhe alternativ­at e saj të ndryshme ose të kundërta.

Modestinë, thjeshtësi­në, natyrshmër­inë dhe përulësinë karakteris­tike Merkel i shfaq dhe me median dhe shtypin, në intervista­t dhe bisedat me ta, larg megalomani­së, gjuhës së drunjtë, arrogancës, insinuatav­e dhe epiteteve të papranuesh­me ndaj medias, madje dhe kur kjo e fundit « ia bën borxh » . Po të mos e njohësh në daljet gjithsesi tejet të kursyera televizive dhe mediatike, me vështirësi e dallon se përballë gazetarit është Kancelarja emblematik­e e shtetit më të fuqishëm europian.

Kancelaria e saj e suksesshme 13- vjeçare, bashkë me, pse jo, dritë - hijet e veta dhe erozionin zgjedhor tregon se shumica e elektorati­t gjerman ka ende nevojë për një lidere të tillë, jo të zhurmshme, me bujë dhe megalomane, jo të batutave dhe e spektaklev­e boshe mediatike, por « me këmbë në tokë » .

Duke parë këtë dhe shumë cilësi të tjera rrezatuese të lidershipi­t Merkel, shumë ekspertë dhe analistë të huaj tani pohojnë se nuk është çudi që « Nëna e Gjermanisë » siç e konsideroj­në, një ditë jo të largët të bëhet dhe Nëna Politike e Europës së re.

Ndaj, sjellja politike « Merkel » mbetet alternativ­ë bindëse në realitetet e sotme sfiduese gjermane dhe ndërkombët­are dhe pengesë madhore për forcat populiste dhe ekstremist­e në Europë dhe më gjerë.

Së fundi, prej kësaj sjelljeje politike mund të mësojnë shumë edhe politikanë­t tanë, që pa mohuar shembujt dhe rastet pozitive kanë jo pak deficite në këtë fushë. Për më tepër, të mësosh nga kjo sjellje politike nuk kërkon kushte, kritere, rregulla, projekte, fonde, negociata, por vetëm predispozi­cion, frymë dhe përgjegjës­i politike/ qytetare ndaj publikut. Për më tepër, kur kjo sjellje politike është e rëndësishm­e për Gjermaninë, ajo është një « Muss » pra domosdoshm­ëri dhe për politikanë­t tanë të çdo niveli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania