Gazeta Shqiptare

Paloka- Ballës: Jep dorëheqjen ke lidhje me trafikantë

PD: Prokuroria dhe policia standard të dyfishtë për mikun trafikant droge të Taulantit "Kreu i Grupit të PS- së gënjeu për Çyrbjen"

- Valentina Madani

Nënkryetar­i i PD- së Edi Paloka hodhi dje aku za të ashpra ndaj socialisti­t Taulant Balla për lidhje me trafikantë­t e drogës.

Paloka u shpreh se Balla ka njohje dhe lidhje familjare me një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës së Lushnjës, Edmond Bego.

Paloka u shpreh se Balla nuk duhet të sfidonte PD- në po duhet të japë llogari në prokurori për lidhjet e tij me bandën e drogës. Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarkim nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Por nuk funksionon për Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Taulant Ballën", theksoi nënkryetar­i i PD- së. Paloka denoncoi se Balla përdori fëmijët për mburojë politike, dhe pyeti sërish se çfarë e lidh deputetin e PS- së me Edmond Begon. "Balla nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë e lidh atë me trafikanti­n. Balla gënjeu kur tha se miqësia me Begon nuk i ka dhënë trafikanti­t mburojë politike. Bego është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant droge dhe sot Balla nuk duhet të sfidonte PD- në, por prokurorin­ë dhe policinë për të zbatuar ligjin dhe të verifikoni­n pasurinë e mikut të tij trafikant",- deklaroi z. Paloka. Përmes një deklarate për mediat, Paloka tha se Taulant Balla pas deklaratës duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen, por sipas tij ky standard në Shqipëri funksionon vetëm për prokurorë, gjyqtarë dhe policë, jo për qeveritarë­t. Ndërkohë Paloka shtoi se Balla gënjeu sërish sot dhe bëri gabim që sfidoi PD- në. Sipas tij Balla duhet të kishte sfiduar policinë dhe prokurorin­ë ku t'i kërkonte që të hetonin pasurinë e mikut të tij trafikant Edmond Bego. "Taulant Balla gënjeu publikisht, kur tha se miqësia me Edmond Begon nuk i ka dhënë trafikanti­t të drogës mburojë politike, por nuk i dha përgjigje pyetjes: Pse aksioni qeveritar "Forca e ligjit", i cili verifikon ligjshmëri­në e pasurisë së trafikantë­ve të drogës, nuk ka vepruar ndaj mikut të tij Mondi Bego. Është gënjeshtër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jashtëzako­nshëm droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali. ", theksoi z. Paloka. Për sa i përket shpjegimit për Jurgis Çyrbjen, anëtarin e bandës tjetër, asaj të Emiljano Shullazit, sipas Palokës, i mjeri Taulant Balla gënjeu trashë. "Prokuroria nuk mund të japë zyrtar- "Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarki nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët",- theksoi z. Paloka.

isht, siç tha Balla, asnjë informacio­n për persona nën hetim. Sot prokuroria ka rastin të sakrifikoj­ë diçka nga përkushtim­i politik dhe të japë përgjigje, nëse e ka informuar apo jo Taulant Ballën për Jurgis Çyrbjen. Heshtja e prokuroris­ë, siç ka vepruar gjithë këto ditë, veçse konfirmon faktin se ajo nuk i shërben të vërtetës, por pushtetit të Edi Ramës dhe krimit të organizuar të lidhur me të",theksoi z. Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania