Gazeta Shqiptare

Humbi jetën në tragjedinë e Xhenovas, përcillet në banesën e fundit 32- vjeçari Admir Bokrina

Dhimbje në familje, të afërmit: Ishte djalë i mrekullues­hëm

-

SHKODËR - Admir Bokrina, 32 vjeçari nga Shkodra, i cili humbi jetën pak ditë më parë në tragjedinë e Xhenovas, pas shembjes të urës Morandi është përcjellë dje për në banesën e fundit. Të riut nga Oblika iu dha lamtumira e fundit në fshatin e tij, aty ku i lind dhe u bë 12 vjeç para se të emigronte drejt Italisë. Përveçse familjarëv­e, të afërmeve, miqve dhe të njohurve, në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë qytetarë të Shkodrës. Në momentin kur arkivoli me trupin e pajetë doli nga shtëpia, të gjithë kanë përjetuar një dhimbje të madhe. Kortezhi mortor u ndal fillimisht pak metra nga rrugica ku banon familja Bokrina për të kryer ritet fetare. Më pas trupi i pajetë u përcoll për t'u prehur përjetësis­ht tek varrezat e fshatit. Ruzhdi Poda, mësuesi i babait të Admir Bokrinës tha me lot në sy se familja Bokrina duhet të ndjehet krenare, sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në punë dhe jo duke u marrë me punë të papëlqyesh­me në Itali.

"Është një dhimbje shumë e thellë për të gjithë familjarët, por edhe për të gjithë ne të tjerët. Jemi shumë të prekur nga ajo çfarë ka ndodhur. Admir Bokrina ishte një djalë i mrekullues­hëm. Ngjarja është shumë e hidhur, por nga ana tjetër familja duhet që të ndjehen krenar sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në punë dhe jo duke u marrë me banda, me drogë apo me vrasje e gjëra të tjera të papëlqyesh­me. Djem të tillë rrit zona, bija të tilla rrit Shqipëria, të cilët shkojnë rrugëve të botës për të punuar dhe për të na bërë krenarë. Unë babait të Admirit i kam dhënë mësim në shkollë. Janë një familje me histori, sepse gjyshi i tyre ka marrë pjesë në luftën e 1912- 1913- ës në malin e Taraboshit në Shkodër. Ndjehemi shumë keq që Admiri nuk jeton më, dhe Zoti i dhëntë forcë familjes. I shprehim ngushëllim­et tona", u shpreh Poda. Ndërsa, Muhamet Çeka, një tjetër banor i zonës, i cili e njeh mirë familjen Bokrina dhe ka punuar për shumë kohë me viktimën në Itali, por edhe me babain e tij Asllan Bokrinën pohoi se ndjen keqardhje të madhe për atë që ndodhi, ndërsa tregoi se 32 vjeçari ishte një djalë tejet punëtor. Ndërkaq, babai i viktimës Asllan Bokrina dha vetëm një mesazh të shkurtër: "Faleminder­it të gjithëve, ju falënderoj shumë!".

 ??  ?? Ceremonia e varrimit të Admir Bokrinës
Ceremonia e varrimit të Admir Bokrinës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania