Gazeta Shqiptare

Dosja "Shullazi", zbardhet biseda e plotë mes Jurgis Çyrbjas dhe Gilmando Danit

Komunikime­t telefonike, Krimet e Rënda autorizuan përgjimin më 7 janar 2016 Ja si u informuan anëtarët e bandës për hetimet e prokuroris­ë

-

Pak ditë pas pub likimit të përgji meve të bisedave telefonike të zhvilluara mes deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja me një nga anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit, të tjera detaje dalin në dritë. Ndërkohë që gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij është në fazën e konkluzion­eve përfundimt­are, "Gazeta Shqiptare" zbardh mënyrën se si ra në rrjetën e përgjimit ish- zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës dhe bisedat që zhvilloi me të pandehurin Gilmando Dani. Referuar dokumentev­e rezulton se me vendimin nr. 10 të datës 7 janar 2016, Gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënie­s. Dy prej bisedave të përgjuara rezulton se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Çyrbja. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkript­uar në procesverb­alin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411. Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëratjetr­a. Një njërën prej tyre Dani e pyet Çyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në Hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjis­truesit. Referuar dosjes hetimore rezultoi se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestrua­r praktikën e regjistrim­it të ishhotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsiderua­r si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danin dhe i kërkon të takohen. Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj më vonë Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish- hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte. Ndërkohë përgjimet ndodhen në prokurorin­ë për Krime të Rënda, e cila në fillim të shtatorit pritet të shpallë pretencën e saj për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë. Kujtojmë se pas zbulimit të bisedave mes Danit dhe Çyrbjas dhe publikimit të tyre, deputeti i Partisë Socialiste reagoi menjëherë në rrjetin e tij social ' Facebook', duke pretenduar se këtë çështje e ka sqaruar në prokurori, por pa mohuar faktin që kishte biseduar në telefon me Gilmado Danin.

"Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim për zgjedhësit e mi mbi atë çfarë në media është transmetua­r dhe më pas është keqpërdoru­r si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohe­t sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e het- uar nga prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacio­net dhe dëshmitë.

Ata që sponsorizo­jnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamenta­r ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere", u shpreh ish- zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës.

AKUZAT NDAJ BANDËS "SHULLAZI"

Prokuroria e akuzon bandën ' Shullazi' se duke vepruar si grup i strukturua­r kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes sh- tetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish- hotel "Vollga" në Durrës, si edhe shuma të konsiderue­shme monetare. Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnjë. Dy muaj pas kërcënimev­e ndaj këtij shtetasi, konkretish­t në mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyes­e tritol një garazhi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Në prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universite­tin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universite­t. Konkretish­t të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shkatërrim­i i pronës me eksploziv", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Kanosje për shkak të detyrës", "Trafikimi i narkotikëv­e" dhe "Grupi i strukturua­r kriminal". Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela rrezikojnë dënime deri në 15 vite burg.

 ??  ?? Emiliano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të bandës në gjykatë
Emiliano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të bandës në gjykatë
 ??  ?? Deputeti i partisë socialiste Jurgis Çyrbja
Deputeti i partisë socialiste Jurgis Çyrbja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania