Taksa e ndërtesës tek OSHEE, 4% komision
Bashkitë: Shkelje e ligjit, duhet ta caktojnë këshillat bashkiakë Taksa mbi shtëpitë, 10 kategoritë që përjashtohen
e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe.
Njësia e vetëqeverisjes vendore është autoriteti përgjegjës për administrimin e taksës mbi ndërtesat. Njësitë administrative kryejnë: a) mbledhjen dhe menaxhimin e informacioneve mbi ndërtesën për qëllime fiskale; b) përditësimin e të dhënave të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme ( Kadastra Fiskale); c) mbledhjen me forcë të detyrimeve të taksës mbi ndërtesën; ç) korrigjimin e të dhënave në lidhje me llogaritjen e taksës, në rastet e saktësimit të informacionit për sipërfaqen, vendndodhjen zonale, çmimet e tregut etj.; d) shqyrtimin e ankimit administrativ të taksapaguesve. 2. Taksa mbi ndërtesën, sipas dispozitave të këtij ligji, mund të mblidhet nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoriale, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore. Këshilli i Ministrave përcakton edhe masën e përfitimit të agjentit të autorizuar, mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesave. 3. Të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme derdhen për llogari të buxhetit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, dhe përdoren në përputhje me ligjin "Për financat e vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë".