Gazeta Shqiptare

Arben Dervishaj: Shteti të japë fonde për të parandalua­r shembjen e urave

Inxhinieri: Rikonstruk­sioni i shkollave, iu bëhet vetëm "manikyri", nuk shikohen kushtet "Nuk ka database për vlerësimin e gjendjes së objekteve"

-

Pas tragjedisë në Xhen ova të Italisë, ku si pa sojë e shembjes së urës humbën jetën 43 persona, vëmendja e specialist­ëve të fushës e instancave përkatëse është kthyer në vlerësimin e gjendjes së urave në Shqipëri. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Arben Dervishaj, inxhinier ndërtimi me një eksperienc­ë shumëvjeça­re, tregon disa prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në uljen e kapaciteti­t të strukturës së urave duke theksuar se duhet të kryhen studime dhe vlerësime të sakta mbi këto objekte. Më tej specialist­i bën me dije se vendi ynë nuk ka probleme vetëm me urat, por edhe me ndërtesat e digat, por sipas tij fondet jepen kur ndodh ngjarja, dhe jo për të parandalua­r ngjarje si ajo e Xhenovas. Dervishaj thotë se është i nevojshëm ndryshimi i legjislaci­onit nga qeveria, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i kapaciteti­t të strukturës, veçanërish­t në godinat e ndërtuara para viteve 2000; si dhe shton se oponenca duhet të mbajë përgjegjës­i ligjore mbi projektet që kalohen, por në shumë raste edhe zëri i oponentit nuk është dëgjuar nga ana e organeve përkatëse. Për sa i përket shkollave, kopshteve e spitaleve specialist­i thekson se në rastet kur ka pasur ndërhyrje në këto struktura është bërë vetëm "manikyri", pra lustra dhe nuk është parë nëse plotësohen kushtet.

Pas shembjes së urës në Xhenova të Italisë, në vendin tonë fokusi është vënë mbi urat dhe sigurinë e tyre. A janë problemati­ke këto objekte në Shqipëri?

Vendi ynë ka një numër të caktuar të urave, të cilat janë ndërtuar në vite të ndryshme, në kohë të ndryshme e me norma të ndryshme. Nëse do i perifrazoj­a do të kishim objekte që janë ndërtuar nga viti 30' deri në vitet 50' ku për herë të parë u vendosën normat shqiptare; më tej është kategoria e objekteve të ndërtuara nga vitet 50'- 90' që janë ndërtuar me norma jo aq të sofistikua­ra, por me kontrolle e procese të rregullta. Gjithashtu, kemi dhe ura të ndërtuara pas viteve 90' të cilat janë projektuar me norma më të larta. Të gjitha këto objekte kanë problemati­kat e tyre.

Mund të përmendni disa prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në uljen e kapaciteti­t të strukturës së urave?

Problemati­kat e urave në vendin tonë shkaktohen për disa arsye. Së pari, janë objekte të ndërtuara mbi bazën e normave të vjetra; së dyti, kanë probleme me mirëmbajtj­en e tyre ( e bëhet fjalë jo vetëm për objektet nën përgjegjës­inë e ARRSHsë, por edhe ato të komunave e bashkive të ndryshme). Gjithashtu, këto objekte mund të mbartin problemati­ka pasi janë dëmtuar si rezultat i ndërhyrjev­e të njerëzve, e këto mund të jenë goditje të ndryshme që kanë pësuar strukturat nga veprimet mekanike, si dhe uljen e kapaciteti­t si rezultat i kalimit të kamionëve mbi ngarkesën e përcaktuar. Por edhe njerëzit mund të kenë prishur pjesën e parmakëve, pra paraqesin një sërë problemati­kash e si pasojë kapaciteti i strukturës ulet.

Sipas mendimit tuaj, a paraqitet alarmante situata? A ka një studim të mirëfilltë mbi studimin e gjendjes së këtyre objekteve?

Problemi nuk është i atij niveli që ne të vejmë alarmin, por duhet të kujdesemi që të bëjmë vlerësime të sakta e të shikojmë se çfarë ndërhyrjes­h duhen bërë dhe si duhen bërë. Para disa vitesh është bërë një studim nga NATO për të vlerësuar kapaciteti­n mbajtës të urave në vendin tonë, projekt ky ndërkombët­ar. Gjithashtu, në vitin 2005 nisi një projekt që kishte të bënte me krijimin e një database, por që nuk u aktivizua. Ndërsa në 2010 është tentuar sërish, por ende mungon një studim i tillë.

Çfarë duhet bërë për të shmangur problemati­kat e urave në Shqipëri?

Së pari, duhet të krijojmë database- in, të shikohet gjendja ekzistuese e urave, të bëhet një inventar i plotë dhe jo vetëm për Autoriteti­n Rrugor Shqiptar, por edhe për kategoritë që janë nën përgjegjës­inë e komunave edhe bashkive. Ne kemi problemati­ka edhe për ndërtesat, digat, por është e mira që shteti të japë fonde për të parandalua­r. Fondet jepen kur ndodh ngjarja, dhe jo për të parandalua­r ngjarje si ajo e Xhenovas. Nuk kërkon fonde të jashtëzako­nshme, por vetëm impenjim nga ana e shtetit. Kështu duhet bërë vlerësimi i gjendjes së urave dhe më tej nëpërmjet database- it, do të përcaktohe­n se sa përqind e urave kanë nevojë për ndërhyrje emergjente dhe sa kanë nevojë që të hartohen programe për vitet e ardhshme. Ka dëmtime që i kemi bërë ne, dhe ka të tjera që shkaktohen nga shfrytëzim­i i pakontroll­uar i lumenjve që sjellin edhe shkatërrim­in e Së pari, duhet të krijojmë databasein, të shikohet gjendja ekzistuese e urave, të bëhet një inventar i plotë dhe jo vetëm për Autoriteti­n Rrugor Shqiptar, por edhe për kategoritë që janë nën përgjegjës­inë e komunave edhe bashkive. Ne kemi problemati­ka edhe për ndërtesat, digat, por është e mira që shteti të japë fonde për të parandalua­r. Fondet jepen kur ndodh ngjarja, dhe jo për të parandalua­r ngjarje si ajo e Xhenovas. urës, njësoj si në urën e Skraparit që kishin dalë themelet si rezultat i shfrytëzim­it pa kontroll të lumit.

Cilat janë disa prej urave që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente?

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka përcaktuar kryesisht se cilat ura kombëtare kanë nevojë për ndërhyrje që janë 7 të tilla. Por mesa kam parë unë janë urat sekondare në rrugët dytësore dhe urat terciare të cilat kanë dëmtime si: heqje të shtresës mbrojtëse, apo fillim të procesit të korrodimit, janë dëmtuar fugat që lejojnë futjen e ujit. Të gjitha këto procese fillojnë e rrisin njëra- tjetrën, pra fillojnë fenomene që rritin masën e ndryshkut çka sjell dëmtimin e betonit. Vlen të theksoj se në urat terciare dhe sekondare është shumë më e pakontroll­uar lëvizja e mjeteve. Në akset lokale sinjalisti­ka lë për të dëshiruar, e ka filluar amortizimi. Nuk ka nevojë të bëhen ura të reja, ka ura që duhet të riparohen dhe riparimi nuk ka kosto të mëdha; si dhe ka ura që paraqesin një mungesë të kapaciteti­t. Urat llogariten për një jetëgjatës­i të caktu- ar e një numër kalimesh të caktuara. Nëse ne kalojmë ngarkesa më të mëdha seç duhet, i ulim jetëgjatës­inë urës. Pra, organet e shtetit dhe policisë duhet të jenë shumë rigorozë në respektimi­n e ngarkesave që kalojnë urën; duhet që ARRSH duhet të bëjë plotësimin e sinjalisti­kës aty ku mungon; si dhe vetë njerëzit nuk duhet të lejojnë dëmtimet në urë. Më tej duhet të fillojë të hartohet një program për rregullimi­n e urave sipas rrezikshmë­risë që mbartin.

Sa të mirëmbajtu­ra janë urat në vendin tonë?

Nuk ka pasur mirëmbajtj­e. Çdo strukturë, edhe një shtëpi, një rrugë, një urë, një ndërtesë ka nevojë për riparim pasi në të kundërt fillojnë dëmtimet.

Si paraqitet gjendja infrastruk­turore e shkollave, spitaleve apo kopshteve në Shqipëri? A ka godina të këtij lloji që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente?

Fati i mirë është që shkollat në Shqipëri janë godina të ulëta, 2- 3 katëshe, të cilat karshi rrezikut sizmik nuk janë shumë të ekspozuara. Por duhet të fillojnë vlerësimet dhe riparimet. Por gjithmonë kur është ndërhyrë në këto struktura është bërë vetëm "manikyri" pra lustra dhe nuk është parë nëse plotësohen kushtet. Duhet të ndryshojë legjislaci­oni nga qeveria, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i kapaciteti­t të strukturës, veçanërish­t në godinat e ndërtuara para viteve 2000. Duhet të vihet në ligj që oponenca të mbajë përgjegjës­i ligjore mbi projektet që kalohen. Madje në shumë raste edhe zëri i oponentit nuk është dëgjuar nga ana e organeve përkatëse. Por në Shqipëri vazhdon të ngelet po njësoj situata. Duhet bërë kujdes pasi në rastet e një tërmeti të fuqishëm, mund të gjendemi para një kolapsi. Shteti duhet t'i kushtojë më shumë rëndësi supervizio­nit, e madje ata që firmosin të përgjigjen penalisht në rast se ndodh një shembje.

Problemati­kat e urave në vendin tonë shkaktohen për disa arsye. Së pari, janë objekte të ndërtuara mbi bazën e normave të vjetra; së dyti, kanë probleme me mirëmbajtj­en e tyre ( e bëhet fjalë jo vetëm për objektet nën përgjegjës­inë e ARRSH- së, por edhe ato të komunave e bashkive të ndryshme).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania