Gazeta Shqiptare

Wolfgang Petritsch: Mund të ketë korrigjim ' kozmetik' të kufijve

Ish- i dërguari i BE- së për Kosovën: KE do t'i përkasë së shkuarës "Dialogu me Serbinë, duhet ndërtuar një dokument obligues"

-

Wolfgang Petritsch, ish- i dërguar i veçantë i BE- së për Kosovën, është shprehur se ka frikë nga konflikti i ngrirë në Kosovë dhe le mundësinë edhe për "korrigjim kozmetik të kufijve". "Vërtet, ekziston rreziku i konfliktit të ngrirë në Kosovë. Kjo do të ishte në interes të disa aktorëve politikë - edhe vendas edhe ndërkombët­arë - që të vazhdojnë t'i destabiliz­ojnë shtetet në rajon. Hajde të bëjmë që të pengojmë këtë. KE, nën udhëheqjen e Junckerit, Mogherinit e Hahnit, së shpejti do të jetë ' çështje e së kaluarës'". "Në vitin 2019 janë zgjedhjet për Parlamenti­n Evropian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian mund të shmangë të zgjedhë çështjen e Kosovës, sepse përbërja paraprake nuk e ka bërë këtë. Afati i përfundimi­t për të marrë vendim është, pra, me rëndësi esenciale",- ka thënë në bisedë për gazetën beogradase "Danas" Wolfgang Petritsch, ish- i dërguar i veçantë i BE- së për Kosovën dhe ish- përfaqësue­s i lartë i bashkësisë ndërkombët­are për BeH- në, i pyetur se çfarë do të thoshte konflikti i ngrirë për Beogradin e Prishtinën, t r a n s m e t o n gazetametr­o. net. I pyetur rreth deklaratës së tij të mëparshme për një "korrigjim kozmetik" si zgjidhje të mundshme për Kosovën dhe sqarimit të tij se kjo "do të kishte ndikim të vogël në një numër të vogël fshatrash në rrethinën e Bujanovcit dhe të Mitrovicës", si edhe rreth qëndrimit të Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila fuqishëm kundërshto­n ndryshimin e kufijve në Ballkan, Petritsch thotë: "- Padyshim, fjala e Kancelares gjermane "ka peshë" dhe unë e respektoj mendimin e saj. Megjithatë, duke pasur parasysh dialogun e komplikuar aktual ndërmjet Beogradit e Prishtinës unë tashmë jam i bindur se duhet t'i dëgjojmë me kujdes marrësit e vendimeve politike në këto dy kryeqytete. Edhe deri sa kam qenë përfaqësue­s i lartë në Bosnjë, jam angazhuar për proces të vetëpërgje­gjësisë. Vetëm se së fundi është dëshmuar se kjo mund të "ndezë" në Maqedoni, kur kryeminist­ri Zaev ka marrë vendim shumë të guximshëm - dhe shumë kontradikt­or mbi emrin e shtetit. Greqisë e Maqedonisë u janë dashur 26 vjet për ta zgjidhur këtë konflikt historik - shpresoj se kjo do të jetë efikase. Tashmë na ka mbetur konflikti i fundit historik, ai ndërmjet serbëve e shqiptarëv­e dhe unë këtu shoh se po hapet një mundësi - ndoshta e fundit në shumë vite që vijnë. Jam krejtësish­t i vetëdijshë­m se "korrigjimi administra­tiv" i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpuni­m të ngushtë me OKB- në, BE- në e OSCE- në. Në dritën e referendum­it të ardhshëm në Maqedoni dhe, është e mundur edhe vendimit të afërt në procesin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës, propozoj që të përgatitet dokumenti obligues në mënyrë që të vihet pikë në të gjitha kontestet e ardhshme kufitare, duke përfshirë çështjen e Bosnjës. Siç e dimë, edhe më tej ekzistojnë disa mospajtime të vogla ndërm- jet vendeve trashëgimt­are të ish- Jugosllavi­së, të cilat duhet të zgjidhen. Madje edhe shtetet anëtare të BE- së. Kroacia e Sllovenia, kanë "çështjen e tyre të Adriatikut". Prandaj, do të ishte rast i shkëlqyesh­ëm që të mbyllen të gjitha këto çështje të hapura dhe t'u jepet fund të gjitha fantazive revizionis­te. Pse? Sepse situata gjeopoliti­ke në Ballkan po ndryshon shpejt, dhe atë jo në dobi të Ballkanit. Ngritja e Kinës, e cila është e mirëseardh­ur në planin ekonomik, po i shkakton shqetësime të mëdha Brukselit, si dhe aktivitete­t e aktorëve të tjerë jashtë BE- së, si Turqia, vendet e gjirit dhe, natyrisht, Rusisë. Po e përsëris - të gjitha këto janë të mirëseardh­ura t'i kontribuoj­në zhvillimit ekonomik, por të gjitha shtetet e regjionit dëshirojnë të bëhen më shumë evropiane dhe, në fund, anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj, është e nevojshme që rregullat dhe rregullore­t evropiane të jenë në plotësi të zbatueshme. Hajde, pra, t'i pyesim njerëzit, duke përfshirë edhe ata në pjesët potenciali­sht të goditura të Serbisë e Kosovës, e pastaj të marrim vendimin, i cili do të jetë në harmoni me parimet e multietnic­itetit dhe parimeve të pranuara ndërkombët­arisht". Petritsch ka thënë se nuk ka kontakte personale me Vuçiçin e Thaçin, por se i ka lexuar disa nga deklaratat e tyre rreth korrigjimi­t të kufirit dhe fton "të përkrahen vendimet e guximshme politike, në emër të popujve të cilëve u përkasin". Ai nuk është i sigurt se a do të ketë zgjidhje të shpejtë, por shpreson se kjo iniciativë e tij personale të ndihmojë "që të merret vendimi i duhur". I pyetur se a mendon se edhe çështja e Kosovës mund të gjendet në një konferencë ndërkombët­are, të ashtuquajt­ur "Dayton dy", Petritsch mendon se në të duhet të përfshihet edhe Rusia: Siç kam thënë në njërën prej përgjigjev­e të mija, mund të paramendoj një format të ngjashëm më Daytonin, dhe angazhohem që në të të përfshihet edhe Rusia, në mënyrë që njëherë e përgjithmo­në të spastrohet situata e post- Jugosllavi­së, si dhe që në tërësi të fokusohemi në çështje vitale politike e ekonomike dhe në të ardhmen e BE- së, e cila përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të barabartë. Nëse jo Nobelin, ai pret që Thaçi e Vuçiç të mund të marrin çmimin e Karlit, të cilin çdo vit e ndan qyteti i Aachenit për shtetarët e shtetarët, të cilët kanë ndihmuar që të avancojë gjendja në Evropë.

 ??  ?? Wolfgang Petritsch, ish- i dërguar i BE- së për Kosovën
Wolfgang Petritsch, ish- i dërguar i BE- së për Kosovën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania