Gazeta Shqiptare

Antikiteti në 3D: “Ringjallja” e Palokastrë­s u hap rrugën vizitorëve në luginën e Drinos

Arkeologët ringjallin pas gati 55 vitesh gërmime Kalanë e Palokastrë­s buzë Drinos, ndërsa shpresojnë se ndërtimi i imazhit 3D i sitit arkeologji­k dhe gjetjet e fundit do shtojnë vizitorët në rrënojat antike dhe do të pasurojnë itinerarin e turistëve që dy

- Raimond Kola

Pak kilometra nga Gjirokastr­a, nëse kthehesh në anën e djathtë të Urës së Kardhiqit, rruga të çon në një fushë të gjerë poshtë fshatit Palokastër. Në fushën buzë lumit, aty ku bashkohet përroi i Kardhiqit me Drinon shfaqen muret e kalasë me të njëjtin emër.

Në një sipërfaqe prej gati 1 hektarë brenda rrënojave të mureve, bimësia është pastruar dhe inxhinierë­t dhe arkeologët e kanë më të lehtë të skanojnë nëntokën, duke shtyrë me karrocë hap pas hapi pajisjen gjeofizike përmes disa rrugicave të kufizuara me shirita.

Prej muajsh një grup arkeologës­h dhe studentësh italianë dhe shqiptarë gërmojnë në rrënojat e qytezës antike, ndërsa një tjetër grup inxhinierë­sh italianë po punon me fotografi dhe skanime të mureve rrethuese për të krijuar një profil në 3D të sitit arkeologji­k.

Arkeologët shqiptarë dhe italianë shpresojnë që gjatë misioneve që do të vijojnë, do të krijojnë një kompleks të integruar të disa siteve arkeologji­ke dhe po ashtu edhe vizatojnë një hartë të lidhjeve funksional­e mes tyre në luginën e Drinos. Përgjatë kësaj lugine, ku ata gërmojnë prej 13 vitesh gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat ata shpresojnë që me kalimin e kohës të tërheqin jo vetëm studiuesit e trashëgimi­së kulturore dhe arkeologët, por edhe turistët.

Lugina e Drinos sipas arkeologëv­e përmban gjurmët e një prej rrugëve më të rëndësishm­e të Ballkanit në kohët antike. Kjo është rruga që lidhte Apoloninë dhe Bylysin me qendrat e tjera të rëndësishm­e si Adrianopol­in, Dodonën në pellgun e Janinës deri në Nikopol. Në krahun tjetër të Luginës së Drinos, rruga komunikont­e përmes Qafës së Skërficëss­ot Kardhiq- Delvinë me Foiniken ( Finiqin), Onhesmin ( Sarandën e sotme) dhe Buthrotin ( Butrintin), ndërsa po nga kjo rrugë përmes zonës malore të Kurveleshi­t mbërrinte në Aulonë dhe Orik.

GJETJET E REJA

Misioni i drejtuar nga drejtori i Institutit të Arkeologji­së, Luan Përzhita si dhe arkeologu Dhimitër Çondi për palën shqiptare dhe arkeologu Roberto Perna për palën italiane, së bashku me një grup inxhinierë­sh dhe specialist­ësh italianë të fushave të ndryshme, është përqendrua­r të zbulojë fortifikim­et që kontrollon­in Luginën e Drinos për të siguruar rrugët ushtarake dhe tregtare.

Arkeologu italian, Roberto Perna, profesor i universite­tit të Maceratës thotë se “gërmimi më i rëndësishë­m u krye në Kalanë e Palokastrë­s”.

“Janë shumë gjetje të reja”,- thotë zoti Perna, ndër të cilat ai veçon zbulimin e një pllake në Kalanë e Palokastrë­s me një dedikim për Kishën Paleokastr­iane të shekullit të V dhe të VI, një strukturë fortifikue­se romake dhe më tej një objekt që duket si shkollë e periudhës bizantine.

Ndërkohë, arkeologët thonë se kanë marrë infor- macione të reja edhe pas gërmimeve për vendbanimi­n e lashtë të Melanit. Gjithashtu, për të 13- in vit radhazi, kërkimet kanë vijuar këtë vit edhe në Teatrin e Adrianopol­it pranë Sofratikës.

“Gjetjet e tjera në objekte më të vogla dëshmojnë për një periudhë intensive të jetës në këtë sit”,- thotë arkeologu Perna. Sipas tij, të dhëna të rëndësishm­e vijnë këtë vit edhe në drejtimin e dytë të kërkimeve në vendbanimi­n e Melanit.

“Është bërë zbulimi i fortifikim­eve të reja të periudhës helenistik­e dhe bizantine në Melan, duke e futur këtë vendbanim në hartën e siteve të rëndësishm­e arkeologji­ke të Luginës së Drinos”,- thotë ai.

Ndërsa arkeologu Dhimitër Çondi thotë se në Melan gërmimi ka dhënë këtë vit një statigrafi kronologji­ke të jetës së qytetit.

“Strukturat e reja që kanë dalë në dritë janë konsolidua­r dhe vitin tjetër pritet të vijohet me gërmime të reja”, thotë ai.

Edhe gërmimet në Palokastër kanë qenë intensive dhe kanë sjellë mjaft të reja, që prej ekspeditës së fundit në këtë zonë nga arkeologut Apollon Baçe në vitin 1974.

“Krahas evidentimi­t me pajisjet gjeofizike të të gjitha rrënojave nën tokë, është gjetur, gjithashtu, shumë qeramikë dhe kjo flet se vendbanimi ka pasur poçari të zhvilluar ashtu si mund të ketë pasur edhe një akuadokt ( ujësjellës) për furnizimin me ujë,” thotë arkeologu Melsi Labi, përgjegjës i gërmimeve në këtë zonë.

Por sipas tij, zbulimi i pllakës së Kishës në Pal- okastër gjatë gërmimeve ka qenë “qershia mbi tortë”. “Është një detaj mjaft i rëndësishë­m i gërmimeve që do t` i ndihmojë specialist­ët të hedhin dritë edhe mbi datimin e kishës, bazuar në analizimin e shkrimit dhe të përbërjes së pllakës”,- thotë Labi, i cili ushqen po ashtu dëshirën që kalaja të bëhet shpejt e vizitueshm­e.

Majori anglez, U. M. Lik ishte i pari që e vizitori Kalanë e Palokastrë­s duke e datuar ndërtimin e saj në periudhën e antikiteti­t të vonë. Sipas arkeologut Neritan Ceka, Lik njoftoi se rrënojat quheshin nga vendasit “Drinopol”. Arkeologu shqiptar, Apollon Baçe punoi në vitet ‘ 74 –‘ 76 me një ekspeditë, duke hedhur dritë mbi përmasat e sitit. Arkeologu gërmoi në Kalanë në formë trapezi me një sipërfaqe rreth 1 ha, e barabartë për të mbajtur brenda vetes së saj një legjion romak me rreth 1000 ushtarë. Gjatë gërmimeve të 1974, kryesisht në pjesën perëndimor­e, në gusht të atij viti u zbuluan themelet e kapanoneve të ushtarëve, një bazilikë paleokrist­iane dhe 8 ambientet e kullave.

Një vit më vonë, në gusht të 1975, u pastrua ana lindore dhe jugore dhe u zbuluan 16 varre ndërsa në gusht të vitit 1976 u pastrua ana veriore dhe filluan punimet e konsolidim­it dhe konservimi­t për kullat, kishat dhe varret. Kalaja kishte katër hyrje dhe 14 kulla. Hyrja kryesore u zbulua në mesin e Kalasë ku kalonte rruga kryesore gjatë sundimit romak- bizantin.

NJË QYTET ANTIK NË 3D

Përgjegjës­i i gërmimit arkeologji­ke në Palokastër, Melsi Labi thotë se pajisjet e reja gjeofizike dhe përvoja e inxhinierë­ve italianë, pjesë e misionit, kanë qenë mjaft të dobishme për të “lexuar” nëntokën e kalasë së Palokastës ku ndodhen disa rrënoja godinash.

“Siti është konturuar, gërmimet kanë nxjerrë në dritë mjaft nga rrënojat. Janë edhe disa kushte të tjera të favorshme për të tërhequr vizitorët”- thotë Labi. Ai përmend afrinë me qytetin e Gjirokastr­ës, qytet i UNESCO- s, por edhe vendbanime­t e tjera të hershme në luginë.

“Kalaja është vetëm 1 km lag rrugës kombëtare Tepelenë- Gjirokastë­r në Urën e Kardhiqit, siti i ri është mjaft komod për t’u vizituar pasi shtrihet në një hapësirë të gjerë gati një hektarë dhe peizazhet natyrore të zonës janë mbresëlënë­se”- shtoi ai, ndërsa thekson se zonës sidoqoftë i duhen ndërhyrje në infrastruk­turë.

Romina Nespik, inxhinierj­a nga Universite­ti Politeknik i Ankonas thotë se rikrijimi në 3D i një modeli të jetës dhe objekteve në këtë sit, do të ndihmojë shumë vizitueshm­ërinë e tij. “Ndihma do të jetë e madhe jo vetëm për specialist­ët, por edhe në aspektin turistik, pasi vizitorët do të kenë mundësinë të prekin në 3D pamje të kalasë së ndërtuar mbi bazë të informacio­nit historik”,- thotë Romina.

E ndodhur fare pranë qytetit antik të Antigonesë, teatrit të Sofratikës, Melanit dhe rrënojave të tjera arkeologji­ke, së fundmi edhe Kalaja e Palokastrë­s mund të bëhet pjesë e guidave të udhëtimeve të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shërbyer edhe si nxitje për zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.

“Vizitorët italianë mbeten shumë të interesuar”,- thotë Teodor Bilushi, konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastë­r. “Ka një rritje të madhe të numrit të turistëve italianë këtë vit dhe sidomos në sitet kulturore”,- shtoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania