Gazeta Shqiptare

Lira turke, euro dhe dollari i fortë

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... prodhim të brendshëm bruto të vendit 849.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2017. Problemet e ekonomisë së saj duhet t’i shikojmë me shumë kujdes, se mund të prekin edhe ekonominë tonë. Ekonomia turke ka kohë që vuan nga një deficit tregtar kronik ( importon gati tërësisht naftë dhe metale) dhe përbënte një rast ekstrem vendi deficitar edhe përpara se sa Erdogan, njeriu i fortë i sotëm i saj, të ngjitej në pushtet në vitin 2002. Megjithatë, për shkak të krizës botërore të vitit 2008 dhe uljes së normës së interesit të dollarit nga banka qendrore e SHBA- ve, Rezerva Federale, vendet me ekonomi në ngritje si Turqia, India, Indonezia, Brazili etj., u konsiderua­n si parajsa të qeta në vitin 2009 nga shumë investues të huaj strategjik­ë dhe kapitali e kreditë vërshuan lumë në to. Në atë kohë, Erdogan tregohej tolerant dhe premtonte përpjekje tërësore për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian. Por gjithçka ndryshoi me përpjekjen për grusht shteti në korrik 2016 në Turqi. Me dhjetëra mijëra arrestime dhe burgosje, me dy vjet gjendje të jashtëzako­nshme, ende të pa hequr pas fitores presidenci­ale në qershor 2018, investuesi­t e huaj gradualish­t u larguan nga ky vend, madje edhe shumë pasanikë dhe investues vendas. Ekonomia turke vijoi të rritej për inerci me 7.5 përqind edhe një vit më parë, në 2017- en, por ishte një rritje jo e shëndetshm­e, e bazuar vetëm nga bumi i ndërtimeve qeveritare me kredi nga jashtë. Tani kjo ekonomi, sidomos qeveria turke, e ka shumë të vështirë të sigurojë kredi nga jashtë. Kjo, për arsye se monedha vendase, lira turke këmbehet me gati gjysmën ( 45 përqind më pak) të vlerës së saj të tetë muajve më parë, në janar 2018, kreditë e mëdha kryesisht në dollarë, nga shitje brenda vendit me një inflacion afro 16 përqind në vit dhe një zhvlerësim të tillë katastrofi­k të monedhës. Banka qendrore e vendit, Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, humbi një rast të papërsërit­shëm në 24 korrik 2018, për të qetësuar tregjet dhe investuesi­t, nëpërmjet rritjes së normës së saj të interesit. Duhej ta rriste të paktën 5 ose 8 përqind. Nuk e rriti, sikurse prisnin të gjithë dhe sikurse dukej se premtonte për masa të duhura edhe dhëndri i Presidenti­t Erdogan me origjinë shqiptare, ministri i sotëm i Financave dhe i Thesarit i Turqisë, Berat Albajrak. E frikësuar nga fiksimi i Erdogan se “norma e lartë e interesit është nëna e të gjitha të këqijave!”, ban- ka qendrore turke u mposht nga politika dhe në ditën kur thirrej për të ndihmuar vendin, cedoi. Tani Albajrak po përpiqet të ndihmojë ekonominë me një plan masash të forta që banka qendrore turke deklaroi më 13 gusht 2018, por nga deriçka. Nuk e ka rritur normën e interesit, fiksimin e Erdogan, por ka ndërprerë, që nga 15 gushti 2018, dhënien e huave bankave të nivelit të dytë përmes ankandeve të zakonshme të parave( një javore me 17.75 për qind interes), duke i detyruar ato të marrin hua brenda 24 orëve ( hua njëditore) me 19.25 për qind, duke e rritur praktikish­t normën e interesit ose çmimin e financimit me 1.5 përqind. Mirëpo edhe plani i masave, edhe kjo rritje e padeklarua­r( ose e kamufluar) e normës së interesit jo në masën e duhur, si zor ta shpëtojnë lirën turke dhe të qetësojnë tregjet dhe investuesi­t, me gjithë marrëveshj­en “Currency Swap” ( shkëmbim valutash) që banka qendrore turke nënshkroi dy ditë më parë me atë të Kuvajtit. Ekonomia turke këtë vit si zor të rritet. Kryesorja është të shpëtojë nga një ulje ekonomike( recesion) e thellë. Problemet e saj duket sikur nuk kanë lënë pa prekur pak edhe euron. Bankat kryesore spanjolle, franceze dhe italiane i kanë dhënë para pa hesap kompanive dhe qeverise turke gjatë periudhës 2009- 2016. Bankat spanjolle kanë dhënë 83.3 miliardë dollarë kredi, ndërsa ato franceze 38.4 miliardë dollarë dhe bankat italiane 17 miliardë dollarë. Edhe pse euro në Eurozonë është ulur pak në këmbim, si rezultat i krizës turke, tek ne ajo qën- dron stabël, si rezultat i ndërhyrjev­e të Bankës së Shqipërisë. Me ikjen e emigrantëv­e që erdhën për të pushuar, presionet ndaj zhvlerësim­it të euros tek ne do të largohen pak dhe euro mund të stabilizoh­et në këmbim një euro një mijë e dyqind e gjashtëdhj­etë lekë të vjetra. Si rezultat i rritjes së normës së interesit nga Rezerva Federale Amerikane dhe politikës së Trump për të tërhequr investuesi­t botërorë në SHBA, dollari do të vijojë të rritet në tregjet botërore, si edhe tek ne. Kjo nuk ka pse të na shqetësojë, pse ne importojmë në euro nga vendet e Eurozonës dhe banka jonë qendrore nuk ka pse të shesë dollarë, që të ulë vlerën e këmbimit të monedhës amerikane në tregun tonë. Sido që të jetë, dollari amerikan është në rritje të pandërprer­ë në të gjitha tregjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania