Gazeta Shqiptare

PD zbardh shifrat: Bego përfitoi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit

Strazimiri: Milionat që miku trafikant i Ballës mori nga taksapague­sit shqiptarë "Autostrada e Elbasanit, Bego rriti biznesin 20- fish"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzoi sërish dje për shpërdorim­in e fondeve të cilat i ka përfituar shtetasi, Edmond Bego, për shkak të miqësisë me socialisti­n Taulant Balla. Duke treguar një dokument, deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se në autostradë­n Tiranë- Elbasan, kompania e Edmond Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapague­sve. PD ka vërtetuar se kompania "Inerte Expres" e Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2018 e deri më sot nga taksapague­sit shqiptarë. Bizneset e Mondi Begos, të cilin Partia Demokratik­e e akuzon si të lidhur me kryetarin e grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, kanë lulëzuar gjatë tre viteve te fundit. Të dhënat zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKR tregojnë se në vetëm tre vjet xhiroja e kompanisë "Inerte Expres" është rritur me 20 herë. Sipas bilanceve, në periudhën 2012- 2014 kompania "Inerte Expres" ka pasur një qarkullim vjetor që është luhatur nga 13 milionë deri në 52 milionë lekë në vit. Por pas 2014- ës, xhiroja e saj është rritur me ritme të vrullshme. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 kompania arkëtoi 228 milionë lekë, ndërsa vitin e kaluar xhiroja e saj arriti në 762.6 milionë lekë ose 20 herë me shumë se tre vjet më parë. "Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradë­s së Elbasanit. Partia Demokratik­e ka vërtetuar se kompania "Inerte Express" e trafikanti­t të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë

euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapague­sve shqiptarë. Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqë-

suar dhe mesatarish­t 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare. Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i Sipas bilanceve, në periudhën 20122014 kompania "Inerte Expres" pati një qarkullim vjetor që është luhatur nga 13 milionë deri në 52 milionë lekë në vit. Por pas 2014- ës, xhiroja e saj është rritur me ritme të vrullshme. Sipas të dhënave zyrtare, në 2015 kompania arkëtoi 228 milionë lekë, ndërsa vitin e kaluar xhiroja e saj arriti në 762.6 milionë lekë ose 20 herë me shumë se tre vjet më parë. huaj, që psherëtin në kafe dhe thua që leku "është mçef", kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantë­ve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfisho­het brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij", deklaroi deputeti Gent Strazimiri. Sipas PD- së zgjerimi i bizneseve të Begos në tre vitet e fundit nuk është i rastësishë­m, por është rezultat i lidhjeve të tij me pushtetin. Gent Strazimiri akuzoi kreun e grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla se ka shërbyer si sekser që kompanitë e Begos të merrnin fonde nga buxheti i shtetit, edhe si nënkontrak­torë. Partia Demokratik­e më herët i ka bërë thirrje edhe prokuroris­ë të nisë hetimet për moszbatimi­n e operacioni­t "Forca e ligjit" mbi Edmond Begon. Dy ditë më parë, PD publikoi dokumente që sipas saj tregonin se Bego ka marrë edhe direkt fonde publike, siç ishte rasti i një tenderi 100 milionë lekë nga Operatori i Transmetim­it për ndërtimin e një nënstacion­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania