Gazeta Shqiptare

Gjykata e Katanias liron ' financieri­n' e bandës së Habilajve, Nezar Seiti

Dyshimet mbi ekstradimi­n e tij, u dërgua në Itali ndërsa hetohej në Shqipëri

-

dehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti. Pas arrestimin Seiti mbahej në burgun 313. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë ai, pasi nëpërmjet avokatit është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40- vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie. Nga përgjimet e Prokuroris­ë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financieri­t të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu, sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarj­en e parave mes anëtarëve të bandës. Vendimi për ekstradimi­n e Seitajt në Itali, u kundërshtu­a dhe nga opozita, e cila hodhi akuza drejt mazhorancë­s.

EKSTRADIMI

Nezar Seiti, i dyshuar si financier i grupit kriminal "Habilaj" u ekstradua drejt Italisë në janar të 2018. Forca të shumta policie e shoqëruan 40- vjeçarin nga ambientet e burgut "Jordan Misja" drejt Aeroportit të Rinasit. Seiti u shoqërua nga dy agjentë të Antidrogës italiane, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri mesditën e të mërkurës. Gjykata e Tiranës mori vendimin për ekstradimi­n e tij në dhjetor të 2017. Ky vendim erdhi në bazë të kërkesës së prokuroris­ë dhe pëlqimit të vetë të dyshuarit. Pasi vendimi mori formë të prerë, çështja kaloi në duart e ministres së Drejtësisë, si hallka e fundit që vendos për fatin e të kërkuarit. Ndaj Nezar Seitit gjykata e Katanias kishte firmosur masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, me dyshimin për trafik narkotikës­h në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Ekstradimi i vlonjatit, erdhi në një kohë që ndaj tij kishte një masë sigurie "arrest me burg", në kuadër të hetimeve të çelura nga Prokuroria për Krime të Rënda. Më herët Prokuroria e Katanias e cilësoi Nezar Seitin, si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionim­in e grupit kriminal "Habilaj". Përgjatë katër muajve që qëndroi i paraburgos­ur në vendin tonë, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë. Për ekstradimi­n e Seitit, më herët reaguan edhe Prokuroria e Përgjithsh­me dhe ministria e Drejtësisë. Organi qendror i akuzës theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim të Prokuroris­ë Tiranë me Prokurorin­ë Për Krime të Rënda në lidhje me çështjen e ekstradimi­t të Seitit. Arta Marku, njoftoi se ka filluar hetimin disiplinor ndaj prokurorëv­e që kanë trajtuar çështjet në Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe atë të Krimeve të Rënda. Ndërkohë ministria e Drejtësisë u mjaftua vetëm me faktin se, ekstradimi i Nazer Seitit u krye në përputhje me rregullat ndërkombët­are që ndiqen për raste të tilla dhe se, prokuroria nuk paraqiti pengesë për dërgimin e tij në Itali.

 ??  ?? Nezar Seiti
Nezar Seiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania