Gazeta Shqiptare

Bushati: Serbia të sigurojë të drejtat e shqiptarëv­e

Dialogu Prishtinë- Beograd, përfaqësue­sit e Luginës së Preshevës takojnë ministrin e Jashtëm "Dialogu duhet të mbyllet me marrëveshj­e"

- Valentina Madani

Tirana zyrtare i kërkon Beogradit që të sig urojë të drejtat e për popullsinë shqiptare në Serbi në respekt të angazhimev­e që burojnë nga procesi i negociimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithëpran­uara ndërkombët­are. Qeveria shqiptare shpreh bindjen se procesi i dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshj­e për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitet­in demokratik të të gjithë rajonit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti dje një grup të përfaqësue­sve politikë të Luginës së Preshevës. Në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të shqiptarëv­e që jetojnë në Luginën e Preshevës, si dhe zhvillimet e tanishme në rajon. Ministri Bushati dëgjoi mendimet dhe kërkesat e parashtrua­ra nga përfaqësue­sit e spektrit politik të Luginës, me fokus kryesor shqetësimi­n e tyre për ecurinë socio- ekonomike, kulturore e arsimore, si dhe mungesën e shërbimeve dhe të standardev­e parësore, që po çojnë drejt humbjes së perspektiv­ës për të rinjtë dhe largimin e tyre nga Lugina. Ministri Bushati ritheksoi angazhimin tonë për mbështetje të pakushtëzu­ar në adresimin e kërkesave të tyre, çka është materializ­uar edhe në një sërë iniciativa­sh e kontribute­sh për nxitjen e kapacitete­ve zhvillimor­e nga ana e qeverisë shqiptare. Ai i siguroi bashkëbise­duesit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës atë që atyre u takon, më shumë mirëqenie, më shumë respekt dhe më shumë përfshirje në proceset integruese të Serbisë. "Është detyrim i drejtpërdr­ejtë i autoritete­ve serbe të sigurojë përmbush- Prestigjio­zja

amerikane "Washington Times", i ka kushtuar një artikull diplomatëv­e të SHBA në Shqipëri duke shkruar se ata po punojnë dukshëm kundër Presidenti­t Donald Trump. Në artikull përmendet edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të cilin thuhet se ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerika­n në botë. Ne kemi dokumentua­r me herët qëndrimet e çuditshme të këtij ambasadori. "Pasja e punonjësve të pabesë në ambasadën e SHBA- ve në Tiranë është një problem i madh. Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorj­a e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fun-

jen tërësore të të drejtave për popullsinë shqiptare në Serbi në respekt të angazhimev­e që burojnë nga procesi i negociimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithëpran­uara ndërkombët­are. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak sesa të

drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë",- u shpreh ministri. Përfaqësue­sit e Luginës parashtrua­n mendimet e tyre edhe mbi zhvillimet e tanishme në Rajon, veçanërish­t procesin e dialogut Kosovë- Serbi. Në këtë kontekst, ministri Bushati ndau me bashkëbise­duesit qasjen e Shqipërisë në raport me këto "Është detyrim i drejtpërdr­ejtë i autoritete­ve serbe të sigurojë përmbushje­n tërësore të të drejtave për popullsinë shqiptare në Serbi në respekt të angazhimev­e që burojnë nga procesi i negociimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithëpran­uara ndërkombët­are. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak sesa të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë",- tha z. Bushati.

zhvillime, duke e vënë theksin tek rëndësia e vijimësisë së dialogut dhe orientimin e tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar për sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshj­eve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës. "Ne i qëndrojmë bindjes tonë se procesi i dia-

logut duhet të përmbyllet me një marrëveshj­e për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitet­in demokratik të të gjithë rajonit", theksoi ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania