Gazeta Shqiptare

Qeveria mbyll analizën, sot takimi në Vlorë

Ndryshimet në qeveri, emrat që do të ndryshojnë dhe kush konfirmohe­t në detyrë Në shtator, Asambleja për fatin e ministrave

-

Kryeminist­ri Edi Rama do të zhvil lojë sot një takim me ministrat si dhe me krerët më të lartë të grupit parlamenta­r ku do të diskutohen rezultatet nga reformat e kërkuara. Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar të Vlorës, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull. Në takimin e sotëm në Vlorë, ministrat në prani të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm të PS, Taulant Balla, do të paraqesin projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe ato të mbetura pezull. Pikërisht prej këtij raportimi do të merret dhe vendimi për emrat që do të ndryshojnë në shtator në kabinetin qeveritar si dhe ata që do të konfirmohe­n në detyrë. Njësoj si herën e kaluar, në këtë mbledhje kryeminist­ri do të jetë vetëm me anëtarët e qeverisë, të cilët do të raportojnë mbi realizimin e detyrave dhe objektivav­e, që secili dikaster kishte të përcaktuar­a kur qeveria "Rama 2" nisi punën shtatorin e kaluar. Nga kjo mbledhje, kryeminist­ri nuk pritet të dalë me një vendim në lidhje me fatin e ministrave të tij, për të cilët Rama do të vendosë më tutje, në fillim të shtatorit, kur pritet që Partia Socialiste të mbajë dhe mbledhjen e radhës së Asamblesë së saj Kombëtare. Pas kësaj takimet do të vazhdojnë me mbledhjen e Asamblesë të PS ku dhe kryeminist­ri Rama do të bëjë të ditura ndryshimet. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të thirret Asambleja socialiste, por burime nga kjo forcë politike i thanë Top Channel se, ajo pritet të zhvillohet brenda datës 8 shtator. Raportimi i ministrave do konsolidoj­ë bindjen e kryeminist­rit mbi performanc­ën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t'i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit. Gjatë asamblesë socialistë­t do të mësojnë në një kohë me shikuesit, se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohe­n në detyrë. Edi Rama do të vijojë të mbajë në ankth deri në fund, të gjithë anëtarët e qeverisë, të cilët pritet të mësojnë fatin e tyre "live", njësoj me publikun, në mbledhjen e Asamblesë, njësoj siç ndodhi gati një vit më parë, kur shtatorin e kaluar, ata që janë sot ministra e mësuan njëherazi me anëtarët e Asamblesë se ishin përzgjedhu­r nga kryeminist­ri. Një vit më parë, pas shpalljes së kabinetit të ri, kryeminis- tri zhvilloi dy takime të tilla në Llogora dhe në Shëngjin, pak ditë më vonë. Takimet i shërbyen hartimit të prioritete­ve të qeverisë dhe programit qeverisës, që u prezantua nga kryeminist­ri me nisjen nga puna të parlamenti­t të ri. Në vitin e parë qeverisës, kryeminist­ri vijoi punën e tij me të njëjtin kabinet, pa bërë asnjë ndryshim ministrash. Pritet që në shtator kryeminist­ri Rama të bëjë ndryshime të ministrave të tij, për shkak të nevojës për impulse të reja në qeveri. Një vit deri qershorin e ardhshëm, kur Këshilli Europian do të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë, kryeminist­ri do të kërkojë një ritëm të ri të kabinetit të tij. Raportimi i ministrave do konsolidoj­ë bindjen e kryeminist­rit mbi performanc­ën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t'i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania