Gazeta Shqiptare

Rama me LRI: Është përgjegjës­ia e juaj të rrëzoni kastën e vjetër

"Drejtorët që ikën si minjtë pas pushtetit"

-

Nënkryetar­i

i LSI- së Luan Rama, në Jalë foli dje për rolin e të rinjve, që, sipas tij, ata kanë detyrë që të shpëtojnë Shqipërinë nga udhëkryqi, në të cilin ndodhet Shqipëria. "Rinia shqiptare e ka bërë dy herë detyrën e saj ndaj atdheut dhe ndaj së ardhmes së tij. Një herë me brezin e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare që i bënë nderin Shqipërisë, duke e bashkuar atë me koalicioni­n e madh antifashis­t botëror dhe në herën e dytë me ndryshimin e sistemeve duke përmbysur një kastë që ishte bërë pengesë, për t'i hapur rrugën demokracis­ë dhe pluralizmi­t politik në Shqipëri",- tha z. Rama. Mirëpo, sipas tij "Shqipëria, për fat të keq, vazhdon të jetë në udhëkryq, në udhëkryqin e fateve të veta. Prandaj, është detyra juaj, misioni juaj, përgjegjës­ia juaj të bëni atë që di të bëjë rinia; të rrëzoni kastën e së keqes dhe të ndërtoni shoqërinë e vlerave, të lirisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit",deklaroi z. Rama. Ai nuk ka lënë pa sulmuar dhe zyr- tarët që i kanë kthyer shpinën LSI- së, për të cilët tha se janë drejtorë kokëboshë dhe zullumqarë. "Është hera e parë që këtu nuk ka më servilë, nuk ka më hipokritë, nuk ka më prej atyre drejtorëve zullumqarë e kokëboshë, sepse ata, si minjtë, kanë mbetur pas kusisë së pushtetit, janë shitur pas thërrimeve të pushtetit! Ndaj, ju jemi këtu për të dëshmuar që kjo rini është e vendosur të marrë përpara cilindo që bëhet pengesë. Prandaj, është detyra, është misioni juaj të bëheni pjesëmarrë­s, të bëheni mbrojtës dhe zëdhënës të interesit të brezit tuaj, të brezit që duhet të kapërcejë epoka, të brezit që duhet të bëhet forca e ndryshimit",- theksoi deputeti i LSI.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania