Gazeta Shqiptare

Ekspertiza zyrtare: Zjarri te çerdhja në "Ali Demi", ishte i qëllimshëm

Aktekspert­imi vendoset në dispozicio­n të prokuroris­ë, shkak i shpërthimi­t faktorë të jashtëm "Xhami i dritares u gjet i thyer"

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, ka publikuar ditën e djeshme ekspertizë­n zyrtare të shpërthimi­t të zjarrit të rënë në datë 16 gusht në ambientin e çerdhes nr. 14, në Lagjen "Ali Demi" të Tiranës. Sipas ekspertëve, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm. MZSH thekson se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullato­rit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola. "Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSHsë kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindor­e të çerdhes nr. 14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahut të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë"- thuhet ndër të tjera nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

DEKLARATA E PLOTË

Në përfundim të akt- ekspertizë­s lidhur me zjarrin e rënë në datën 16 gusht 2018, në orën 04: 57, në çerdhen nr. 14, në lagjen "Ali

Demi", Tiranë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Mbrojtjes nga Zjarri dëshiron të informojë se: Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullato­rit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bom-

bola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimi­n e ambientit. Ekspertët e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri vërejnë se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të karto- nit. Gjithashtu, akt- ekspertiza përfundon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSH- së kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindor­e të çerdhes nr. 14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahut të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë. Në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura. Gjithashtu, akt- ekspertiza konstaton se është gjetur edhe një bombol gazi e dëmtuar në pjesën e sipërme nga zjarri, kurse rregullato­ri i gazit ishte i shkëputur bashkë me tubin e gazit nga bombola. Provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e Drejtorisë së MZSH- së çojnë në përfundimi­n se zjarri në çerdhen nr. 14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Akt- ekspertimi i është vendosur në dispozicio­n organit të Prokuroris­ë se Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania