Gazeta Shqiptare

Greqi, dy shqiptarë qëllojnë me armë patrullën e policisë

-

GREQI- Dy emigrantë shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme, pasi kanë qëlluar me armë kundër një patrulle. Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike Lagana, ishulli Zakynthos. Pas arrestimit të katër personave, në kërkim është shpallur dhe një tjetër shtetas grek. Sipas Zougla. gr, të pestë këta persona cilësohen si bosë të krimit në ishullin Zakynthos. Pasditen e së mërkurës, shkruan Zougla. gr, në orën 17.30 me orën lokale, oficerët e policisë kanë parë makinën të marrë me qira nga dy shqiptarë dhe bashkëpunë­torët e tyre dhe vendosën ta bllokojnë, pasi ata kishin thyer rregullat e qarkullimi­t. Makina e shqiptarëv­e ishte shoqëruar edhe nga një motor me dy persona dhe ndodhej në një vend në qendër të Laganas në ishullin Zakynthos, në një kohë kur zona ishte e populluar me turistë të cilët shkonin për në plazh. Policët vendosën të mos reagonin për momentin për shkak të turmës së turistëve që ishin të pranishëm në këtë moment. Sipas burimeve nga mediat greke, dy shqiptarë mafiozë nuk hezituan për të nxjerrë armët e tyre dhe për të qëlluar mbi policinë. Sipas informacio­neve paraprake hetimore greke, dy shqiptarët ndodheshin në afërsi të një hoteli në Laganas. Kur dy oficerët e policisë iu afruan për verifikim, ata nisën të sulmonin me armë mbi dy policët grekë, por pa sukses. Dy policë, që ishin të veshur me antiplumb, shkuan tek makina e tyre që ishte 100 metra larg dhe kërkuan përforcime. Gjatë kësaj kohe, dy shqiptarët u larguan, për t'u arrestuar të katërt së bashku edhe me dy grekë, disa orë më vonë.

NDALIMI

Pasditen e së mërkurës, shkruan Zougla. gr, në orën 17.30 me orën lokale, oficerët e policisë kanë parë makinën të marrë me qira nga dy shqiptarë dhe bashkëpunë­torët e tyre dhe vendosën ta bllokojnë, pasi ata kishin thyer rregullat e qarkullimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania