Gazeta Shqiptare

Zbardhet VKM, qeveria vendos rregulla të reja për tokat me qira

Përcaktohe­n kriteret e reja dhe procedurat për dhënien me qira të pasurive shtetërore Prona për 1 euro, rastet kur të merrni kontrata pa konkurs

-

Qeveria ka ndry shuar procedurat për marrjen me qira të tokave shtetërore dhe lidhjen e kontratave ' 1 euro'. Është miratuar modeli i ri kontratës, i cili hyn në fuqi sot dhe parashikon përveç rasteve të lidhjes së kontratave pas "konkursit" edhe fitimin e të drejtës pa garë. Ndryshimet ligjore parashikoj­në edhe se çfarë do të ndodhë më kontratat ekzistuese pas hyrjes në fuqi të kontratës së re tip dhe ndryshimev­e ligjore. Ndryshimet në vendimin për privatizim­in dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucio­neve shtetërore të ndërmarrje­ve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrje­ve parashikoj­në që investimi duhet të jetë nga 100 milionë lekë deri në 500 milionë lekë dhe parashikon hapjen e të paktën 50 vendeve të reja punë. Bëjnë përjashtim nga ndryshimet kontratat e qirasë dhe enfiteozës, kur ka një investim të rëndësishë­m për vendin, që synon tërheqjen e industrive të reja dhe futjen e teknologji­ve të përparuara, me një nivel investimi mbi 800 000 000 lekë dhe që do të sigurojë jo më pak se 500 vende pune. Afati i lidhjes së kontratave të qirasë është deri në 30 vjet, me të drejtë ripërtërit­jeje me afat 30vjeçar, ndërsa afati i lidhjes së kontratave të enfiteozës është deri në 60 vjet. "Ndryshimet parashikoj­në se "kontratat e qirasë, të lidhura nga institucio­net përgjegjës­e, do t'i përmbahen formatit "tip", që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij." Për kontrata me tarifën 1 euro/ kontrata parashikoh­et se pasuritë shtetërore me sipërfaqe mbi 500 m2 u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje/ enfiteozë, me tarifën 1 euro/ kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit institucio­ni, që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësue­sit të pronarit shtet për pasurinë shtetërore, i propozon Këshillit të Ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë/ enfiteozës jo me çmimin fitues, por me çmimin 1 euro/ kontrata kur, pas përfundimi­t të procedurav­e të konkurrimi­t, rezulton fitues një subjekt, i cili propozon që në pasurinë shtetërore do të zhvillojë.

MARRËVESHJ­A PA GARË

Ministria përgjegjës­e për ekonominë propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira/ enfiteozë të pasurisë shtetërore pa konkurrim dhe me çmimin 1 euro/ kontrata kur, me ofertë "të pakërkuar", ka një propozim për zhvillimin e zonave të veçanta, si për shembull për kontratat e qirasë, me vlerë mbi 100 000 000 lekë, me qëllim ngritjen e qendrave të organizuar­a sociale, që ndikojnë për zgjidhjen e problemeve sociale ose për ushtrim të veprimtari­ve në fushën e sportit a të kulturës apo në fushën e turizmit ose të trashëgimi­së kulturore. Para nënshkrimi­t të kontratës së qirasë/ enfiteozës me tarifë 1 euro/ kontrata, qiramarrës­i/ enfiteozëm­arrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës në masën 2 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimi­t të investimit.

SANKSIONET

Në kontratën me tarifë 1 euro/ kontrata vendosen sanksione për rastet kur qiramarrës­i/ enfiteozëm­arrësi nuk realizon kushtet e saj. Bazuar në parashikim­et e kontratës për çdo vend pune, si mesatare vjetore të pahapur, subjekti qiramarrës penalizohe­t me 50 000 lekë. Për mosrealizi­min e vlerës së investimit të parashikua­r në kontratë, subjekti qiramarrës/ enfiteozëm­arrësi penalizohe­t me 10 për qind të vlerës së investimit të parealizua­r. Ky sanksion do të vendoset pas dorëzimit të pasqyrave financiare vjetore të certifikua­ra nga eksperti kontabël i miratuar. Nëse investimi nuk realizohet, pas 6 muajve, në rastin e kontratave të qirasë, dhe 12 muajve, në rastin e kontratave të enfiteozës, kontrata zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga institucio­ni qiradhënës ose enfiteozëd­hënës, duke mbajtur garancinë e kontratës së qirasë/ enfiteozës. Kontratat e qirasë, të lidhura para daljes së këtij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim "Fason", kthehen në kontrata me tarifë 1 euro/ kontrata pas daljes së këtij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë. Specifikim­et për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania