Gazeta Shqiptare

Raporti, 405 mijë të punësuar, nuk paguajnë sigurime

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 63 për qind e personave në punë kontribuoj­në në skemë Në 2017 papunësia në Shqipëri ra në 13,4%

- Ornela Manjani

Statistika­t zyrtare të INSTAT tre gojnë se në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptarë sipas të dhënave të vitit 2017, por mbi 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë. Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësu­ar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi. Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendrua­r në sektorin bujqësor. Në fund të vitit të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461,680 numërohesh­in të punësuar në bujqësi, por këto vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime gjatë vitit të kaluar. Statistika­t e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësu­ar në ndërmarrje­t e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuoj­në ndërmarrje­t e familjes. Puna kundrejt një page të rregullt mujore nuk ka përhapje të gjerë në mesin e të punësuarve. Në punësimin me pagë sektori publik ende përfaqëson një pjesë të rëndësishm­e të punësimit në paga ( 36 për qind). Gratë kanë më pak qasje në punë "të mirë". Pothuajse një e treta e grave janë punëtorë pa pagesë në familje dhe në krahasim me një të pestën e meshkujve. Kjo nënkupton se vetëm një e treta e grave të moshës 15- 64 vjeç paguhen çdo muaj për punën që bëjnë. Burrat më shumë ka ngjarë të jenë punëdhënës dhe të vetëpunësu­ar.

RAPORTI

Norma e papunësisë ka shënuar sërish rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave Statistika­t e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësu­ar në ndërmarrje­t e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuoj­në ndërmarrje­t e familjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania