Gazeta Shqiptare

Vizat turistike në SHBA, kur mund t'ju refuzohet aplikimi

Aplikimi, dokumentac­ioni që nevojitet. Kujdes, si duhet të përgjigjen­i në intervistë­n me konsullin Ambasada: Është e paligjshme të punoni apo studioni

-

Kandidatët që kanë të drejtë të udhë tojnë drejt Shteteve të Bashkuara nëpërmjet vizës turistike, nuk mund të punojnë apo të studiojnë gjatë kësaj periudhe qëndrimi në Amerikë. Ambasada e SHBA- së, ditën e djeshme iu ka bërë thirrje fituesve të vizës turistike që të zbatojnë rregullat me përpikmëri, në të kundërt do të ketë penalizime për ta. "Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH. B. A., jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Është e paligjshme për të punuar në SHBA me një vizë turistike. Vizat e punës janë në dispozicio­n vetëm për punë të veçanta dhe janë shumë të kufizuara",- thekson ambasada amerikane në Tiranë. Ndërkohë nëse aplikantët qëndrojnë më shumë nga çfarë kanë deklaruar në intervistë­n përpara konsullit, bëhen shkak i refuzimit për rastet e ngjashme që aplikojnë për vize turistike dhe që kanë një peticion për bashkim familjar në pritje, si dhe i marrjes së një papranuesh­mërie ligjore që do të ndikojë tek viza imigruese. Sipas ekspertëve të ambasadës, të gjithë aplikantët mbajnë barrën ligjore për të vërtetuar që ata kanë lidhje të forta me punën dhe rezi-

dencën e tyre, të tillë që do t'i detyronte të kthehen në këtë residencë mbas një qëndrimi të përkohshëm. Gjithashtu, nëse një apli-

kant nuk vërteton që ai ose ajo udhëton vetëm si një vizitor i përkohshëm për biznes apo kënaqësi, zyrtari konsullor duhet t'i Për vizë B1/ B2 kandidatët duhet të paraqesin "Nuk nevojitet një ftesë dhe, ju lutemi, mos sillni letra nga banka dhe dokumente të tjera që nuk janë kërkuar. Ato nuk do të shqyrtohen. Vetëm oficeri konsullor që ju merr në intervistë pasi të ketë shqyrtuar çështjen tuaj dhe t'ju ketë intervistu­ar, ai do të marrë vendimin nëse gjendeni ose jo i kualifikue­shëm",thonë ekspertët e ambasadës. vetëm pasaportën, një kopje të printuar të fletës së konfirmimi­t të aplikimit elektronik DS- 160 dhe një foto me ngjyra 5cm X 5cm të nxjerrë kohët e fundit. "Nuk nevojitet një ftesë dhe, ju lutemi, mos sillni letra nga banka dhe doku- mente të tjera që nuk janë kërkuar. Ato nuk do të shqyrtohen. Vetëm oficeri konsullor që ju merr në intervistë, pasi të ketë shqyrtuar çështjen tuaj dhe t'ju ketë intervistu­ar, ai do të marrë vendimin nëse gjendeni ose jo i kualifikue­shëm",- theksojnë ekspertët e ambasadës. Secili aplikant i vizës turistike duhet të tejkalojë prezumimin e qëllimit imigrues të aplikantit pra që të dëshmojë që nuk është një imigrant i mundshëm, dhe që ka lidhje të forta ekonomike e familjare me Shqipërinë dhe që do të kthehet në Shqipëri pas një qëndrimi të shkurtër në SHBA. Ndërkohë refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo- imigruese ndryshojnë përgjatë kohës. "Nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do të ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t'i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS- 160",- bën me dije ambasada. Kjo e fundit këshillon që kandidatët të tregohen të sinqertë dhe të vërtetë përpara oficerit konsullor rreth qëllimeve dhe kualifikim­eve në sportelin e intervistë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania