Gazeta Shqiptare

Veliaj: Bajramin tjetër besimtarët do e festojnë në xhaminë e ' Namazgjasë'

Punimet drejt përfundimi­t, çfarë do t'i ofrohet Tiranës

-

qytetarët apo turistët e huaj, të cilët mund të vizitojnë tempujt fetarë të myslimanëv­e, ortodoksëv­e dhe katolikëve si dhe nënvizoi se po kaq me vlerë është edhe dobia urbanistik­e që sjell ky tempull besimi. Kryebashki­aku tha se xhamia e re do të krijojë edhe më shumë mundësi për parkim në Tiranë e shtoi se parkingu nëntokësor i xhamisë, ashtu si edhe ai që po ndërtohet te "7 Xhuxhat", do të lehtësojnë trafikun e makinave në Rrugën e Elbasanit. "Bashkia po përfundon parkingun te "7 Xhuxhat", ndërkohë tashmë ka përfunduar parkingu i Xhamisë së Namazgjasë. Pra, ka dobi edhe për qytetin, sepse përtej ditës së xhumasë, kur besimtarët janë frekuentue­sit kryesorë, kjo hapësirë me vende parkimi do të sqarojë njëherë e mirë trafikun në një nga nyjet më të vështira, si nyja e Rrugës së Elbasanit. U jam shumë

PARKIMI

"Bashkia po përfundon parkingun te "7 Xhuxhat", ndërkohë tashmë ka përfunduar parkingu i Xhamisë së Namazgjasë. Pra, ka dobi edhe për qytetin, sepse kjo hapësirë me vende parkimi do të sqarojë njëherë e mirë trafikun në një nga nyjet më të vështira, si nyja e Rrugës së Elbasanit",- tha Veliaj.

mirënjohës inxhinierë­ve, punëtorëve, supervizor­ëve, kontraktor­ëve që kanë ecur me ritme të jashtëzako­nshme dhe mezi pres që Bajramin tjetër të kemi një xhami të re dhe më në fund të gjithë besimtarët e Tiranës të kenë shtëpinë e tyre dinjitoze, të bollshme dhe një stoli për qytetin tonë",tha Veliaj në fjalën e tij. Ndërkohë, Myftiu i Tiranës,

Ylli Gurra, u shpreh i kënaqur për praninë e kryebashki­akut në inspektimi­n e detajeve të fundit artistike të xhamisë. "Ajo për të cilën më vjen mirë është plotësimi i aureolës së besimit në kryeqyteti­n tonë me Xhaminë e Namazgjasë, e cila ndodhet paralel apo krahas katedrales së vëllezërve ortodoksë dhe katolikë. Xhamia u jep lehtësi be- simtarëve myslimanë, por edhe qytetarëve, qoftë për frekuentim­in e saj pas përfundimi­t të plotë të punimeve pas disa muajsh, qoftë për hapësirat në funksion të qytetarëve, përfshirë pjesën e parkimit që ndodhet nën xhami dhe aksesin në qendrën kulturore brenda ambienteve të xhamisë",- tha Gurra. Punimet në Xhaminë e Namazgjasë janë në fazën e tyre përmbyllës­e të rifinitura­ve, instalimev­e elektrike, mekanike, si edhe veshjes me gurë, të cilat pritet të mbyllen brenda 2 muajsh. Ndërsa, një grup që do të vijë nga Turqia do të kryejë dhe punimet e kaligrafis­ë, të vizatimeve dhe punimet e allçisë për t'i dhënë kështu dorën e fundit shtëpisë së re të besimtarëv­e myslimanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania