Gazeta Shqiptare

"The Guardian": Shkëmbimi i territorit Kosovë - Serbi, drejt konfliktit?

Ndarja e kufijve etnikë, kritikët: Rikthim i luftës së viteve ' 90. Dialogu Vuçiç- Thaçi, kujt mund t'i jepet lugina e Preshevës

-

Kjo mund të jetë një marrëveshj­e për të sjellë zgjidhje të qëndrueshm­e, prosperite­t dhe integrim evropian në Ballkan - ose mund të zhytë rajonin në një konflikt të përtërirë, shkruan gazeta prestigjio­ze britanike "The Guardian", shkruan ' Zëri'. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke bërë përgatitje për vizitën e tij në Kosovë muajin e ardhshëm, në kohën kur po qarkullon ideja në rritje se Beogradi dhe Prishtina po konsideroj­në arritjen e një marrëveshj­eje për të ndarë territorin e kontestuar dhe për të krijuar një shkëmbim toke përgjatë vijave etnike. Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi kanë vendosur për vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetës­uara në Bruksel në përpjekje të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshm­e ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të hapin rrugën drejt anëtarësim­it në BE në kohë afatgjatë. Por ka shqetësime rreth ndarjes eventuale të Kosovës, e cila sipas kritikëve do të hapte "Kutinë e Pandorës" në Ballkan gjë që mund të çojë drejt problemeve të ndarjes në vija etnike në Bosnjë dhe në Maqedoni. Edhe në Shqipëri, që kufizohet me Kosovën, një ndarje shikohet nga shumë me tronditje dhe kryeminist­ri Edi Rama është akuzuar për heshtje të pazakontë. Vuçiç do të shfrytëzoj­ë vizitën e tij më 9 shtator në Kosovë "për t'i treguar qëndrimet politike të shtetit serb ndaj Kosovës". Më herët gjatë këtij muaji ai u shpreh për korrigjimi­n e kufijve përgjatë vijave etnike, e cila nënkupton integrimin e veriut të dominuar nga pakica serbe në Serbi. Thaçi është akuzuar për mbrojtje të basteve të tij duke përdorur gjuhën e paqartë. "Marrëveshj­a do të ishte finale dhe historike, pasi do t'i jepte fund mosmarrëve­shjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë njëherë e përgjithmo­në", tha Bekim Çollaku, shef i stafit të presidenti­t të Kosovës. "Të dy palët, duke përfshirë bashkësinë ndërkombët­are, po mendojnë shumë, madje jashtë kornizave, me kujdes dhe në mënyrë kreative, duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Objektivat e Kosovës janë të qarta: nuk ka ndarje sipas vijave etnike, por po për rregullimi­n paqësor të kufirit dhe njohjen reciproke", sipas tij, transmeton më tutje "Zëri. info". Raportet tregojnë se Lugina e Preshevës, një zonë strategjik­e e rëndësishm­e për Serbinë, e cila ishte skena e një kryengritj­eje etnike shqiptare në vitet 1999- 2001, mund t'i dorëzohet Kosovës në këmbim. Shumica dërrmuese e kosovarëve janë shqiptarë etnikë. Kosova luftoi një luftë të përgjakshm­e për pavarësi nga Serbia në vitet 1998- 99 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsideroj­ë atë si një provincë rebele. Rusia ka bllokuar anëtarësim­in e Kosovës në OKB dhe pesë shtete anëtare të BE- së nuk e njohin vendin. Pavarësish­t kundërshti­mit të Kancelares gjermane Angela Merkel kundër ndryshimit të kufijve, shefi i diplomacis­ë serbe Ivica Daçiç, është takuar me këshilltar­in e presidenti­t amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në korrik për të diskutuar lidhur me ndarjen. "Ata po diskutojnë dhe opsione të ndryshme janë në tryezë", tha një burim i qeverisë serbe. "Pozicioni amerikan po ndryshon tërësisht kundër ndarjes në gatishmëri­në për të diskutuar këtë opsion. Franca është, gjithashtu, mjaft pozitive. Gjermania nuk është", shton ky burim. Një burim i qeverisë së Kosovës konfirmoi se "disa në bashkësinë ndërko- mbëtare janë gjithnjë e më të hapur ndaj idesë për ndarje". Të dyja palët konsideroj­në se arritja e marrëveshj­es finale mbetet një sfidë serioze, por asnjëra prej tyre nuk ka propozime konkrete dhe se Beogradi është duke i mbajtur sekret taktikat e negociatav­e. Kritikët paralajmër­ojnë se korrigjimi i kufijve në vija etnike do të ishte një precedent i rrezikshëm për pjesët tjera të Ballkanit, pas luftërave të përgjakshm­e etnike që pasuan shpërbërje­n e ish- Jugosllavi­së. "Plani i keq i ndarjes etnike- territoria­le në Kosovë do të na kthejë në tmerrin e viteve 1990", tha igumeni Sava Janjiç nga manastiri ortodoks serb në Deçan, Kosovë. Sipas tij, ideja e territorev­e etnikisht të pastra do të bëhej një model që do të krijojë efekte të njëpasnjës­hme në të gjithë Evropën dhe do t'i forcojë ideologjit­ë radikale, prandaj komuniteti ndërkombët­ar duhet të bëjë një qëndrim të fortë. Por Çollaku insiston se një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët nuk do të destabiliz­ojë rajonin dhe nuk do të ketë efekt domino. Çdo marrëveshj­e rreth territorev­e po shikohet nga afër në Bosnjë e Hercegovin­ë, ku serbët lokalë të Republika Serbe vazhdimish­t kërcënojnë me ndarje dhe në Maqedoni, ku rreth një e katërta e popullsisë janë shqiptarë etnikë, të përqendrua­r në perëndim dhe në veri të vendit. "Ndarja e Kosovës mund të hapë ' Kutinë e Pandorës' në Ballkan në kërkim të zgjidhjeve mbi parime etnike", thotë një ish- ministër i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovin­ës. "Është formulë e përsosur për një fatkeqësi të re në Ballkanin Perëndimor. Shteti i brishtë i Bosnjë dhe Hercegovin­ës mund të zhduket para syve tanë, duke përhapur një spirale të re të nacionaliz­mit. Ajo mund të inkurajojë ekstremist­ët shqiptarë që të kërkojnë të njëjtën zgjidhje në Maqedoni", transmeton "Zëri. info". Çdo ndarje do të ishte, gjithashtu, e papëlqyesh­me në Kosovë, ku pushteti i Thaçit po pakësohet. Presidenti ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK) gjatë kohës së luftës, por është gjithnjë e më pak i popullariz­uar dhe po përballet me një kërcënim të mundshëm nga një gjykatë e sapokrijua­r për krime të supozuara nga anëtarët e UÇK- së, duke përfshirë drejtuesit e elitës aktuale politike.

 ??  ?? Vuçiç dhe Thaçi në takimin me Mogherinin
Vuçiç dhe Thaçi në takimin me Mogherinin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania