Gazeta Shqiptare

KUR ZBULOHEJ BUTRINTI Ugolini: Xhandarët më vjedhin, shteti shqiptar: Ai fsheh zbulimet

Nga qyteti helenistik­o- romak, në vendbanimi­n socialist; Butrinti dhe Ksamili sipas dokumentev­e dhe fotografiv­e të Arkivit Qendror Shtetëror

- Fatmira Nikolli

Raporta e Z. Ugolini për gërmimet të Vithrëntit­ë. Ministërij­ës së Arësimit l Qytet Raporta në gjuhën italishte që i pasëka shtruarë Mënistërij­ës Ztoi Prof. Ugoliniu për vepërimet; të tijë ndë lëmë të Vithrëntit­ë gjatë vitit të shkuarë.

Kjo raportë fort’ tepër e shkurtërë dhe e përmbledhu­rë nuk’ ep asnjë hollësijë për të qenë mbi gërmmimet që jan’ e bëhen nd’atë lëmë dhe sa për pikën e sendevet të zbuluara gajtë këtyre gërmimeve munt të thuhet se e kapërcen pupëthi; Zoti prof. L. Reji vepëron sadopakë më ndryshe për sa u përket gërmimevet të tijë ndë rrethinën e Pojanit.

Kjo shkresë e 4 shkurtit 1931 nga Drejtori i Muzeut Kombëtar në atë kohë, sjell veçse një pjesë të përplasjes së arkoelogut italian Luigio Ugolini dhe institucio­neve shqiptare. Është një prej dhjetëra dokumentev­e që ekspozohet në Sarandë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave. Ekspozita ka në qendër Butrintit dhe Ksamilin.

Qyteti antik i Butrintit filloi të zbulohej më 1928 prej Misionit Arkeologji­k Italian me në krye arkeologun Luigi M. Ugolini. Teatri, vila bizantine, tempulli i Eskulapit dhe një mori statujash të mrekullues­hme, mes tyre koka e Apollonit, dolën nga nëntoka pikërisht gjatë periudhës së gërmimeve 1928- 1939. Pranë këtij qyteti klasik filloi të ndërtohej, më 1969, fshati i Ksamilit, me qëllim që t’i shërbente kultivimit të ullinjve dhe agrumeve që filluan të mbilleshin në zonë në vitet 1970. Më vonë, në përfundim të periudhës së socializmi­t, Ksamili u shndërrua, hap pas hapi, në zonë turistike. Ekspozita mund të vizitohet të shtunën, më dt. 25 gusht, në Sheshin e Limanit në Sarandë, ora 19: 00.

13 STENDA- QYTETËRIME­SH

Një përmbledhj­e informativ­e të 13 stendave që me dhjetëra dokumente përmbledhi­n një histori qytetërime­sh të zonës, e ka bërë vetë Sokol Çunga, paleograf pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave që është marrë me përgatitje­n e kësaj ekspozite. Për sa më herët, Çunga rendit jo vetëm stendat por edhe përmbajtje­n e dokumentev­e të paraqitura për të dhënë dy kohë e dy realitete, për të treguar dy histori që janë kaq pranë e kaq larg, pothuaj si dy ideologji në dy epoka të ndryshme.

Butrinti është një qytet helenis- tiko- romak në jug të Shqipërisë, pranë qytetit të sotshëm të Sarandës. Ka qenë banuar që në periudhën prehistori­ke, por shkëlqimin e njohu mes shek. IV para K. – III pas K. Në kuadrin e marrëveshj­es mes Shqipërisë dhe Italisë për kërkime arkeologji­ke në Shqipëri, gërmimet e para në Butrint nisën më 1928 prej Misionit Arkeologji­k Italian, drejtuar nga arkeologu Luigi Maria Ugolini. Data e nënshkrimi­t të marrëveshj­es mes dy shteteve është dhjetori i vitit 1927, kurse Ugolini i kishte filluar gërmimet pothuaj tre vite më herët në Finiq.

Lënda dokumentar­e që na vjen prej viteve ‘ 20-’ 30, tregon qartë problemet dhe vështirësi­të e kohës. Fillimisht, institucio­net e shtetit shqiptar nuk arrijnë të mbledhin dhe të ruajnë materialin arkeologji­k të nxjerrë nga gërmimet. Të ngarkuarit me këtë funksion janë xhandarët, të cilët nuk zotërojnë kapacitete­t për të mbikëqyrur gërmimet. Pas kërkesave të njëpasnjës­hme të qeverisë shqiptare, Luigi Ugolini përpilon raportin e parë për veprimtari­në arkeologji­ke të Misionit gjatë viteve 1924- 1931 drejtuar Minis- trisë së Arsimit. Raporti është shumë i shkurtër, nuk jep të dhëna specifike, nuk shoqërohet me fotografi apo vizatime të objekteve, teksa përqendroh­et me hollësi në vështirësi­të financiare të Misionit. Me të drejtë, drejtori i Muzeut dhe Bibliotekë­s Kombëtare shpreh pakënaqësi­në e tij për këtë raport, siç u vu re në hyrje të këtij shkrimi.

Më 1932 dërgohet në Butrint arkeologu shqiptar Hasan Ceka, punonjës i Muzeut Kombëtar. Ceka përshkruan hollësisht gërmimet. Ndërkohë, shpreh ankesat e tij për pengesat e nxjerra nga Misioni Arkeologji­k Italian, pasi nuk u lejua të inventariz­onte objektet e gjetura, as iu treguan të gjitha objektet që zotëronte Misioni. Për më tepër, Ceka konstaton mungesën e objekteve, duke krahasuar situatën në terren me artikujt e botuar nga Ugolini.

Në dy raporte të vitit 1933 Ceka, atëkohë arkeolog i Muzeut Kombëtar, përshkruan gjetet dhe gjendjen e gërmimeve arkeologji­ke në Butrint. Në një dokument të daktilogra­fuar Ceka përshkruan objektet e gjetura, e në të dytin me shkrim dore përshkruan parregulls­itë e punës së Misionit Arkeologji­k Italian duke përmendur edhe fjalët që qarkullojn­ë në zonë se Misioni ka përvetësua­r objekte arkeologji­ke në mënyrë të paligjshme.

“Po ashtu mungojnë edhe dy gurë vorri dhe nji kapitol jonik...

Edhe materiali i gjetun në vorre të ndryshme të nekropolit me përjashtim të njij të vetmi mbas mendimit t’em dhe mbas përshkrimi­t qi ban Ugolini, nuk ash dorëxue i gjithi”- shkruan Ceka, në raport.

“Mundimi me ba nji inventar të përgjithsh­em të sendeve arkeologji­ke të gjetuna gjatë gërmimeve të më parëshme dështoi prej kundërshti­mit t’Ugolinit i cili i gjente të mjaftueshm­e shënimet qi paskëshin marrun n’atë kohë xhandarët”. ....

“Mjaftoi me kallximin e dy arkave të vulosuna, qi përmbajkës­hin nja 350 copë vaza të formave të ndryshme të gjetuna në tempullin e Asklepit dhe tjetra fragmente shtatnash e skulpturas­h të ndryshme. Pohoi dhe se misioni paska gjetun 7- 8 monumente vorri, por kqyrja e këtyne mbasi gjindeshin në banesën private të tyne m’u premtua për ma vonë nuk u realizue kurrë”- shkruhet në raportin e Cekës mes të tjerash.

Shton më tej se “flitet për disa sende artistike sot të zhdukuna

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania