Gazeta Shqiptare

Viktima në luftë, viktima në paqe

-

mungesën e mendjes dhe zemrës e kanë të kompensuar në muskuj, nuk u ngjall dhembshuri as simpati gjendja e viktimës. Prandaj, sa herë të jetë e mundshme – e do të jetë e mundshme pothuajse çdo herë – do të bëjnë çmos ta njollosin, nëpërkëmbi­n dhe përçmojnë.

Civilët, pra njerëzit e Bllacës e Stankoveci­t, viktimat e mëdha dhe të vërteta të mizorisë së forcave serbe, janë po ashtu viktima të personave të llojit të Hara- dinajt. Kanë qenë, janë dhe do të jenë. Tërbimi i tyre është ndaj civilëve, rritet sa më shumë që rritet kujtesa, nderimi dhe respekti ndaj atyre viktimave të vërteta. Sepse kjo nënkupton po ashtu që çlirimtarë­t e rremë ta humbin vlerësimin, e me këtë – kjo atyre u dhemb më shumë, vetëm kjo u dhemb në të vërtetë – pushtetin.

Ndër të tjera, pra, kjo është një arsye pse ai është kaq i mllefosur me njerëzit e Bllacës dhe Stankoveci­t, përçmues dhe përqeshës. Është i mllefosur me viktimën, sepse është kundër saj. Është kundër gjendjes së saj jo pse është kundër vuajtjes së saj, por përkundraz­i, sepse e konsideron subjekt të dhunës së vet, mosdurimit. Qëllimi është t’i shtohet vuajtja, edhe pas daljes nga ferri i vërtetë, t’i bëhet e pandashme; të konsideroh­et turp pafuqia, mundimet, vuajtjet. Në fund, edhe të mohohet të ketë vuajtur, të jetë persekutua­r, nëpërkëmbu­r.

Kështu gjithherë kanë mend- uar dhe vepruar edhe të gjithë autorët e krimeve monstruoze në histori, kudo mbi faqen e dheut.

Qysh nga hera na ishte bërë fare e qartë se mjerimi më i madh i këtij vendi janë banditët e luftës. E banditët e luftës janë në krye të shtetit, në krye të të gjitha institucio­neve. Zgjedhja e Haradinajt kryeminist­ër e ka çuar pikën e vlimit të këtij mjerimi pothuajse në shpërthim. Është një prej turpeve më të mëdha që na ka ndodhur pas luftës në shoqëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania