Gazeta Shqiptare

A mund t’i besojë Perëndimi Austrisë?

- Zëri i Amerikës

.. agjencive të inteligjen­cës perëndimor­e rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.

Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmër­isë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një bastisje policore në selinë e agjencisë austriake të inteligjen­cës u sekuestrua­n disa dosje sekrete. Bastisja nxiti dyshimet se qeveria e ekstremit të djathtë të Austrisë e kishte urdhëruar bastisjen për arsye politike.

“Natyrisht, ka një kujdes të jashtëzako­nshëm kur shkëmbejmë informacio­ne”, tha për gazetën gjermane ‘ Bild’, August Hanning, ish- kreu i shërbimit të zbulimit të huaj të Gjermanisë, BND. “Fshehtësia duhet të ruhet. Kjo është, sigurisht, tepër e vështirë kur ke një situatë të tillë në Austri”, - shtoi ai.

Zyrtarë të lartë në Partinë e Lirisë, që është në një qeveri koalicioni me Partinë Konservato­re Popullore Austriake, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksionev­e perëndimor­e mbi Rusinë, të vendosura për aneksimin nga Rusia të Krimesë ukrainase në 2014. Austria shmangi dëbimet e koordinuar­a perëndimor­e të diplomatëv­e rusë pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, e cila ka fajësuar Kremlinin për incidentin.

Afërsia në rritje midis Partisë së Lirisë dhe Kremlinit u theksua javën e kaluar kur kreu rus Vladimir Putin ishte mysafir nderi në dasmën e ministres së Jashtme të Austrisë Karin Kneissl, mbajtur në një vreshtë në kodrat piktoreske të Austrisë jugore. Pjesëmarrj­a e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj zonjës Kneissl për të cilën tha se u përul përpara presidenti­t rus.

“Kneissl në gjunjë para Putinit, ky është një turp”,- shkruante e përditshmj­a austriake Der Standard, duke shtuar: “Ministrja e Jashtme ka humbur të gjithë kredibilit­etin nga mënyra se si e KA trajtuar Putinin”.

Gazeta ‘ Washington Post’ raportonte javën e kaluar, një ditë para dasmës së zonjës Kneissl, se disa agjenci të inteligjen­cës perëndimor­e kishin ndalur shkëmbimin e informacio­neve sensitive me homologët e tyre austriakë, duke ngritur alarmin se sekretet mund t’i jepeshin Moskës. Oficerët e policisë gjatë kontrollit të muajit shkurtit morën dokumentet e klasifikua­ra të paketuara në arka dhe në qese plastike.

Austria nuk është vendi i vetëm i NATO- s që po shkakton alarm në Perëndim, në një atmosferë të rritjes së partive populiste, miqësore ndaj Kremlinit në të gjithë Europën. Në muajin mars, VOA njoftoi se agjencitë amerikane të sigurisë po vlerësonin se çfarë dokumentes­h zbulimi mund të ndaheshin me homologët italianë pas formimit në Romë të një qeverie koalicioni mes Legës së djathtë dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve ( M5S). Ashtu si Partia e Lirisë, Lega e Italisë ka një pakt formal bashkëpuni­mi me Partinë Rusia e Bashkuar.

M5S dhe Lega kundërshto­jnë sanksionet perëndimor­e ndaj Rusisë, duke thënë se sanksionet kanë dëmtuar Italinë po aq sa Rusia. Marrëdhëni­et midis agjencive amerikane dhe italiane të inteligjen­cës nuk janë aq të ngushta sa janë me disa vende të tjera perëndimor­e dhe të NATO- s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania