Gazeta Shqiptare

Gega: Dënimi i rëndë, me Kamzën për fitore

Trajneri "përkëdhel" tifozët dhe fokusohet të ndeshja e radhës për trepikëshi­n e parë Tropojani snobon ish- ndihmësin Jovankoviç

-

negativish­t dhe na shpërqendr­oi pak. Ekipi po reagonte shumë mirë pati një ftohje. Ne ishim në një moment shumë të mirë dhe ul ritmi. Djemtë ishin sensitivë dhe donin të shkonin atje, te tifozët. Do mundohem t'i menaxhojmë. Unë dua që ekipi të jetë i fokusuar 90 minuta. Pjesa tjetër më pas është një bashkëpuni­m. Edhe tifozët janë një pjesë e rëndësishm­e për ne, por duhet të kuptojnë që sjellja e tyre, apo reagimi i tyre brenda "fairplay"- it do na ndihmonte të mbaronim misionin tonë me sukses. Keni ndonjë përgjigje për akuzat e Jovanoviçi­t? Do kisha dëshirë të flisja për ndeshjen e kaluar, për ndeshjen e ardhshme, për problemet që ka Partizani. Nuk kam shumë komente, ishte një i ardhur gjashtë muaj përpara, nuk ka qenë pjesë e stafit tim, sepse nuk ka qenë përzgjedhj­a ime. Nuk flas për karrierën e tij, nuk kam shumë interes të flas për të. U vendos, sepse unë e kam zgjedhur stafin, me ardhjen e Dritan Mehmetit. Ai nuk kishte asnjë rol tjetër. Perceptimi i tij për trajnerin dhe klubin është i tij. Them të shoh përpara e të punoj. Është një i larguar, është dëshira e tij të reagojë kur largohet nga një punë. Si është përgatitur Partizani për të përballuar ndeshjen me Kamzën? Është ndeshje e vështirë, e kemi parë kundërshta­rin, e kemi analizuar dhe do e shohim sërish. Bëri ndeshje të mirë dhe u shqua për grintën për agresivite­tin. Do mundohem me detaje ta zbërthejmë kundërshta­rin dhe të ndërtojmë një strategji. Ekipi është mirë fizikisht, por edhe nga anët e tjerë jemi të bashkuar. Pjesët e mira do mundohemi t'i rrisim, ato të këqijat t'i korrigjojm­ë. Në Kamzë shkojmë për fitore dhe është e vetmja rrugë për ne. Hebaj u pa i izoluar ndaj Skënderbeu­t Ekipi nuk u përgjigj për aq kohë sa kemi punuar. Pjesa e parë nuk ishte ajo që prisja, lojtarët reaguan në pjesën e dytë. E respektuam më shumë kundërshta­rin, na imponuan në pjesën e parë. Më pas reaguam dhe dominuam. U goditëm në një moment kur nuk e prisnim. Sa i përket Hebajt, është një lojtar me të ardhme dhe jam i kënaqur me të. Ekipi nuk e mbështeti siç duhet. Kjo ndodh në futboll, asgjë nuk bëhet perfekte. Nuk interpretu­am mirë lojën në pjesën e parë, në të dytën ndodhi ndryshe. Hebaj më pas doli në pah. Është ndeshja e parë, po punon dhe është 100%. Shpresoj që ta tregojë veten që në ndeshjen e ardhshme. Por nuk është vetëm ai, është i gjithë ekipi. A është Partizani për titullin? Nuk jam shprehur se jemi për kampion, as për të qenë modest, as për të ulur presionin. Nuk fitohet titulli në ndeshjen e parë, as e kundërta. Ishte një ndeshje, presioni është, patjetër. Deri tani duken skuadra të barabarta. Partizani ka një gjë: është ekip që luan me shpirt, në kolektiv. Pikësynime­t tona i dimë, kemi pretendime­t tona. Rivaliteti me skuadrat e tjera? Diferencat mes ekipeve janë të vogla. Ndeshja luhet pa tifozë. Më jep adrenalinë korrigjimi i gabimeve që bëmë në Korçë. Besoj se do t'ia dalim. Unë kam një jetë që merrem me futboll, dikush më quan të ri, dikush të vjetër. Jam në gjendje ta përballoj presionin, jam përpjekur të jem korrekt. Nuk kam dashur të ofendoj njeri. Me karakterin që kam, më intereson vetëm puna, të mos kem të dëmtuar. Çdo ndeshja ka pasqyra të ndryshme. Është normale që jo të gjithë të duan. A jeni ende në merkato? Të ishte për mua do e pikturoja ekipin me ngjyrat që dua. Nuk ka mbarua merkato. Po punojmë për të afruar lojtarët, që kanë kërkesat e tyre. Shpresoj të vijë dikush që të na ndihmojë të jemi më të përgatitur. Partizani "heq qafe" Edgar Çanin Skuadra e Partizanit ka njoftuar shkëputjen e kontratës me ish- sulmuesin e kombëtares kuqezi, por dhe i shumë ekipeve në Itali, Edgar Çani. Sulmuesi 29- vjeçar iu bashkua "Demave të kuq" në fillim të sezonit të shkuar. Që nga ardhja e Skënder Gegës në krye të pankinës, u kuptua se Çani nuk bënte pjesë në planet e tij dhe largimi ishte çështje kohësh. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Çani e Partizani kanë shkëputur kontratën me konsensus.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania