Gazeta Shqiptare

Emigrantët e bllokuar, Bushati: Të gatshëm ta ndihmojmë Italinë

Ministri i Jashtëm: Dje Italia na shpëtoi, sot gati për të dhënë një dorë "Shqipëria nuk mund ta zëvendësoj­ë Europën"

- Valentina Madani

Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Italinë fqin je për të strehuar refugjatët e bllokuar në një anije në Itali. Tirana zyrtare i kujton Italisë ndihmën që u dha shqiptarëv­e vite më parë, ndaj sot i tregon se është e gatshme t'i japë njërën dorë për ta ndihmuar me refugjatët e bllokuar në anijen "Diciotti". Përmes një postimi në "Twitter", kryediplom­ati i Shqipërisë Ditmir Bushati shkruan në gjuhën italiane se Shqipëria nuk mund ta zëvendësoj­ë Europën. "Ne nuk mund ta zëvendësoj­më Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të një deti ku dikur ishim ata eritreas që po vuanin ditë e natë në mes të detit, duke pritur që Evropa të zgjohej. Dje Italia na shpëtoi. Sot, gati për të dhënë një dorë", shkruan Bushati. Reagimi i ministrit tonë të Jashtëm, vjen pas kërcënimit të fortë të qeverisë italiane përmes zëvendëskr­yeministri­t vetëm dy ditë më parë, se do të bllokojë fondet për BE- në nëse vendet e tjera evropiane nuk marrin emigrantët. Konkretish­t, Italia ka paralajmër­uar se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë, komente këto që Brukseli i cilëson si kërcënime. Të dërguarit nga shtetet e BE- së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshj­e për ndarjen e përgjegjës­isë për 150 emigrantët që gjenden në bordin e anijes "Diciotti", një anije e rojës bregdetare italiane, që është ankoruar në Katania më 20 gusht. "Ne jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian, nëse blloku nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë", - tha zëvendëskr­yeministri italian, Luigi di Maio. Mbi 650 mijë emigrantë, shumica nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë Shqipëria ka vendosur të presë 20 emigrantë që kanë mbërritur në Itali. Ministri i Jashtëm, Enzo Moavero Milanesi falenderon Shqipërinë për vendimin për të pritur 20 emigrantë nga anija “Diciotti”. Një sinjal i një solidarite­ti të madh dhe një miqësie të vlerësuar mjaft nga Italia” – thuhet në një Tweet të Farnesina.

kaluar Detin Mesdhe për në Itali që prej vitit 2014 dhe Qeveria e re në Romë thotë se është zgjedhur pikërisht për të ndalur rrjedhën e emigrantëv­e. Gjithashtu, Qeveria

italiane shprehet se nuk do të lejojë asnjë anije të ndihmës të zbarkojë pasagjerët e saj, nëse shtetet evropiane nuk pajtohen që t'i marrin dhe t'i strehojnë këta persona. Një "Ne nuk mund ta zëvendësoj­më Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të një deti ku dikur ishim ata eritreas që po vuanin ditë e natë në mes të detit, duke pritur që Evropa të zgjohej. Dje Italia na shpëtoi. Sot, gati për të dhënë një dorë", shkruan ministri Bushati.

zëdhënës i Komisionit Evropian tha se "zgjidhja e çështjes së anijes ' Diciotti' është prioritet, por komentet jokonstruk­tive, lëre më kërcënimet, nuk do të na çojnë drejt zgjidhjes".

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania