Gazeta Shqiptare

PD, akuza Markut: Po i shërben krimit sipas skenarit të Ramës

"Bego përfitoi 14 mln euro nga tenderat"

-

Partia

Demokratik­e ngri ti akuza të forta dje ndaj Prokuroris­ë për rastin e Edmond Begos, biznesmeni­t që u ndalua pak ditë më parë nga autoritete­t greke për shkak të një dënimi për trafik droge dhënë nga Italia në të kaluarën. Deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi se "prokuroria po ndjek skenarin e Edi Ramës duke heshtur dhe duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge, dhe këdo që ka shkelur ligjin e prokurimit publik për t'i dhënë miliona euro punë publike një të dënuari si anëtar i organizata­ve kriminale". "Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritete­t greke i trafikanti­t të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai u shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën. Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge, në kundërshti­m flagrant me ligjin e prokurimit publik. Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge, dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike", - deklaroi Boçi. Sipas tij, prokuroria hesht, pavarësish­t se PD- ja ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit, për t'i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra të Taulant Ballës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania