Gazeta Shqiptare

Shqipëri- Itali, kapet gjysmë toni hashash

Operacioni i Guardia di Finanza, arrestohen dy shqiptarë që udhëtonin me gomone drejt Brindisit Ndjekja në det, pranga skafistëve nga Vlora. Otranto, "kanal droge"

-

Një operacion i madh i Guardia di Finanza në Adriatikun Jugor ka çuar në sekuestrim­in e 553 kg drogë dhe arrestimin e dy shqiptarëv­e.

Operacioni është zhvilluar në mes të ditës, kur mjetet e GDF kanë lokalizuar në brigjet e Brindisit një gomone që nga ujërat ndërkombët­are po shkonte drejt bregdetit italian me një mbulesë që fshihte një ngarkesë të dyshimtë. Kur financierë­t e GDF arritën mjetin dhe i urdhëruan që të ndalonin, trafikantë­t rritën shpejtësin­ë për t'i shpëtuar kontrollit. Mjetet e shpejta të Departamen­tit të Operacione­ve Aeronavale të Guardia di Finanza të Barit, pas një ndjekjeje të shkurtër, arritën të hipnin në gomone dhe të ndalonin garën. Në bordin e saj u gjetën 26 pako me lëndë narkotike, konkretish­t marijuanë. Mjeti i përdorur për trafikimin, një gomone 7 metra e gjatë, e adaptuar me një motor të jashtëm të fuqishëm, u sekuestrua nga Guardia di Finanza. Skafistët shqiptarë, G. D., 46 vjeç dhe S. V., 38 vjeç, të dy nga Vlora, janë arrestuar për trafik ndërkombët­ar droge. Marijuana e sekuestrua­r nga Guardia di Finanza ishte futur në pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale prej 535 kg, e cila do të kishte dhënë pothuajse pesë milionë euro në tregun me pakicë. Mediat italiane shkruajnë se edhe në këtë rast ka pasur bashkëpuni­m operativ dhe informativ me autoritete­t e Policisë shqiptare, përmes njësisë të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës së ndërlidhje­s Policore shqiptare në Itali.

Nga janari i këtij viti deri në gusht, në rajonin e Pulias janë kapur në operacione të përbashkët­a të policisë së vendit fqinj dhe asaj shqiptare 13 tonë hashash, në 12 ngarkesa. Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 31 skafistë, shumica prej tyre shqiptarë dhe një numër i vogël janë shtetas italianë. Ngarkesat variojnë nga 300 kilogramë në 1 ton.

Pavarësish­t se në dy vitet e fundit, sipas statistika­ve të policisë kultivimi i kanabisit ka qenë thuajse zero, niveli i trafikut drejt Italisë rezulton i lartë, raporton "Klan". Droga e trafikuar besohet se është stoku i kanabisit të mbjellë gjatë viteve 20152016. Ngarkesa të konsiderue­shme janë kapur edhe në Greqi. 3 tonë është sasia e sekuestrua­r në kufirin mes dy vendeve.

Shqipëria, sipas të dhënave të përditësua­ra të "CIA FaktBook", vazhdon të jetë një ndër vendet më të rëndësishm­e nga ku furnizohet me lëndë narkotike

Një 34- vjeçar shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë pasi iu gjet 86 kg kanabis në makinë. Lënda u zbulua të premten me ndihmën e një qeni antidrogë. Droga ishte fshehur nën dyshemenë e makinës. Kanabisi ishte ndarë në pako dhe e vendosur poshtë ndenjëses së shoferit si dhe poshtë ndenjëses së përparme të pasagjerit.

Makina drejtohej nga 34vjeçari shqiptar, identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania