Gazeta Shqiptare

Sherr për 100 m tokë, 39- vjeçari goditet me sëpatë nga kushëriri

"Dora kullonte gjak", babai i 4 fëmijëve rrëfen sherrin: Shteti të ndërhyjë Sokol Lalaj: Unë s'qëllova, me një dorë mbrohesha

-

Një konflikt pronësie për 100 metra tokë ullishte mund të përfundont­e në tragjedi të vërtetë.

Tre vëllezër dhe fëmijët e tyre, banorë të fshatit Çorrush të Mallakastr­ës, janë përfshirë në sherr me grushte deri në përdorimin e sëpatës. Nezir Lalaj ( babai i Sokolit të plagosur), që ka në emër të tij 100 metrat tokë, tregon se konflikti nisi një vit më parë, kur pa se në certifikat­ë ai kishte më pak metra katrorë se i vëllai. "Tokat i kemi në kufi me njëri- tjetrin. Në prill 2017 do nxirrja tokën me certifikat­ë. Shoh se unë kisha më pak tokë në tapi dhe më thotë zyrtari që ' nuk mund të fusim këtë parcelë'. Çështja bllokohet. Komisioni i parë ia la tokën atij dhe i jep 100 metra atij. Komisioni i dytë më nxjerr mua 2900 metra katrorë, atij i nxjerr 2970 metra katrorë. Jemi në gjyq". Për 100 metra tokë, një konflikt që vazhdon prej vitesh mes vëllezërve mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 39- vjeçar, baba i 4 fëmijëve, është qëlluar me sëpatë nga kushëriri i tij, të cilit i kishin dhunuar babain. "Shteti të ndërhyjë", - thotë nga spitali Sokol Lalaj. Ai tregon gjithë ngjarjen dhe thotë se mollë sherri është bërë një sipërfaqe prej 100 metrash ku ka mbjellë ullinj, por se nuk po e zgjidh dot në mënyrë ligjore, raporton "News 24". Sherri ka ndodhur mes vëllezërve Lalaj në fshatin Çorrush, ku policia ka arres- tuar pas ngjarjes tre persona, mes tyre edhe 22vjeçarin që plagosi kushëririn. Për pronën jeni konfliktua­r? Nuk çaj dot në Mallakastë­r se ka miq e ka shokë. Vete plaku e përzënë, vete unë, ' ik atje, ik këtu'. Kemi një vit e ca që sorollatem­i, dhe për çfarë, për tokën time! E sa është, 100 metra tokë, se mos janë hektarë, por unë e kam mbjellë me ullinj atë.

Jeni në proces gjyqësor? Po, në proces gjyqësor. Se unë pardje erdha nga Greqia, Fieri e ka rrëzuar, nuk jam shumë i saktë. Unë jam emigrant në Greqi prej 20 vitesh, kam 4 fëmijë, 3 vajza e 1 djalë. Dua ndihmë nga shteti. Kemi konflikte me tokat dhe vetëm shteti të vijë direkt të ndajë tokat. Se në komunë e bashki nuk çan dot, se ka njerëzit e tij.

Kush i ka tokat? Ne jemi në konflikt me xhaxhain për punë tokash. Të vijë shteti, me gjithë polici e ministri çfarë janë, të Sokol Lalaj, djali që po merr mjekim në spitalin e Fierit pasi u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait, i kërkon shtetit të ndërhyjë për të parandalua­r ndonjë tragjedi edhe më të rëndë. Ai jeton në Greqi prej 20 vitesh dhe kishte vetëm pak ditë, të martën e kësaj jave, që kishte mbërritur në shtëpi për disa ditë pushime. vijnë, që të mos bëhet gjendja më keq seç është.

Do merrni hak? Jo, për t'u hakmarrë jo. Unë kam 4 fëmijë, nuk jam i tillë të hakmerrem. Dua në mënyrë ligjore.

Si ndodhi ngjarja? Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ' ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain'. Bëra denoncimin te policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash, dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dilja lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë, djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës, pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende, këtu. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit, por policia ishte afër, 10- 20 metra.

Po ti, e qëllove? Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie, pastaj më sollën në Fier. M'i kanë qepur plagët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania