Gazeta Shqiptare

Faktorë, sipërfaqja e zona, s’kanë rëndësi kati e ballkoni

-

Për

herë të parë në Sh qipëri është përdorur metoda hedonike për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në çmimin e blerjes së apartament­eve. Metoda është aplikuar nga INSTAT- i dhe bazohet në vlerësimin e një serie karakteris­tikash që ndikojnë në çmimin e apartament­it. Këto metoda çmimi matin peshën ose karakteris­tika të caktuara si vendndodhj­a e banesës, numri i banjave, ose prania e karakteris­tikave të tjera në çmimin total të banesës. Variablat e përfshira në model janë: mosha apo viti i ndërtimit të banesës, numri i dhomave, numri i dhomave të gjumit, numri i banjave, sipërfaqja në m2, kati, ashensori, ballkoni si dhe minibashki­të ku ndodhen. Të dhënat janë mbledhur nga agjencitë imobiliare të kryeqyteti­t për vitin 20172018, duke qenë se analiza është bërë vetëm për tregun e apartament­eve në Tiranë. Në analizën e INSTAT- it ka rezultuar se statistiki­sht të rëndësishm­e janë: sipërfaqja në m2, numri i dhomave të gjumit, mosha e ndërtesës ose viti i ndërtimit dhe shumica e variablave të minibashki­ve. Variablat e pavarur, që tregojnë efekt pozitiv në çmimin e banesave, janë: madhësia, dhomat e gjumit, ashensori, banja, mosha dhe minibashki­a 5. Përveç kësaj, variablat që tregojnë efekt negativ në çmim janë: kati, ballkoni dhe shumica e minibashki­ve. Ndërkaq, rezulton se niveli i katit nuk duket i rëndësishë­m dhe tregon që familja shqiptare preferon të blejë apartament­e në nivelet më të ulëta të ndërtesës. Në mënyrë të ngjashme, ballkoni i ndryshuesh­ëm nuk është i rëndësishë­m, sepse tregon që familja shqiptare duhet të jetë më racionale dhe të kërkojë më shumë hapësirë brenda apartament­it sesa ballkone.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania