Gazeta Shqiptare

“NUK I DUA THINJAT” Mehmet Myftiu boton poezitë e internimit

-

nga vdekja. Pas Çlirimit punoi si gazetar, duke iu kushtuar në të njëjtën kohë letërsisë. Ai guxoi të vërë në dyshim ligjet e realizmit socialist dhe të mbrojë të drejtën e shprehjes së mendimit të shkrimtari­t Kasem Trebeshina. Autoritete­t komuniste e dërguan në internim, ku lindi jo vetëm romani i tij autobiogra­fik me titullin “Shkrimtari” që u dënua si reaksionar nga regjimi, por edhe shumica e poezive që u botuan së fundmi. Mehmet Myftiu u deklarua “Armik i popullit” dhe iu hoq e drejta e botimit. Për 25 vjet punoi si shitës cigaresh në kinkaleri. Veprat e tij u botuan pas rënies së regjimit.

“Babai edhe internimin e nazistëve edhe të komunistëv­e e ka jetuar me shumë heroizëm, duke u munduar që të gjejë një forcë shpirtëror­e në idealin e tij. Ai thoshte gjithmonë ‘ unë nuk jam viktimë’, unë e kam zgjedhur fatin tim’”,- thotë e bija. Ajo shton se njëherë i ati i ka thënë se “‘ duhen tetë tërmete që të dalë vepra ime’. Më vjen keq që ‘ Shkrimtari’, libri i parë disident në vendet e Lindjes, ku im atë e kuptoi që regjimi ishte i gabuar, nuk është vlerësuar sa duhet, sepse të tjera gjëra kanë pasur më shumë rëndësi në këtë zhvillim të vrullshëm të kapitalizm­it”.

VEPRAT

Denoncim i regjimit, denoncim i shtypjes, histori “imorale”, jetë të mbyllura sipas orekseve të regjimit. “Ai mendonte se drama e artistit në shoqëri nuk ishte zgjidhur, veçse kishte marrë forma më të buta, se artisti i vërtetë qëndronte në një farë mënyre i gozhduar në kryq, ashtu si edhe Krishti gjatë mijëra vjetëve, përderisa shpresat për barazi e drejtësi mbeteshin iluzione të largëta e të dyshimta…”. Mehmet Myftiu, Tiranë, 1993. Komunizmi kishte rënë kur u shkruan këto radhë, megjithëse, pakgjë pati ndryshuar ndërsa perdja kish ikur e hija e saj ende jo. Më 1993, shkrimtari i dha veçse mbylljen, të këtillë si më lart, një romani që pati nisur ta shkruante më 1980.

E mbajti fshehur në komunizëm e deri pas rënies së tij. E pati rrasur në një cep sekret, prej ku e nxori për ta përfunduar e për ta rrasur sërish po aty. 36 vite kanë kaluar nga dita kur në një makinë shkrimi kërcyen shkronjat e para. Është një “zbulim”, siç u pëlqen mediave të thonë, është zbulimi i një sekreti që qëndroi 36 vite në sirtar. Mehmet Myftiu e pati nisur shkrimin në kohët kur qe braktisur nga të tërë, përveçse prej ndërgjegje­s, në kohët kur njeriu- shkrimtar prej komunizmit, përfundoi shitës cigaresh. Është përfunduar së shkruari më 1993 dhe titullohet “Tronditjet e një njeriu”; nis me kapitullin “Krizë”, vijon me “Buzë greminës”, me “Zhgënjimi”, më pas është “Gjyqi” dhe në fund “Shpërthimi”. Nuk dihet se ku përfundojn­ë notat autobiogra­fike e ku fillon

 ??  ?? Mehmet Myftiu
Mehmet Myftiu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania